konsorciumi

Njësoj si legalizimi i kanabisit, rajonet u propozuan nga Kokëdhima pesë vite më parë

Postuar në 14 Gusht, 2020 20:38

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, ka dhënë sot në një intervistë për A2 përmes së cilës ka mbrojtur idenë e rajoneve që është propozuar së fundmi nga qeveria.

Nuk po i monopolizojmë fondet e BE, nuk është ky mentaliteti me të cilin mund të shkosh në BE,  por BE ka disa parime dhe standarde, dhe nuk pranon të financojë komunitete që nuk janë në gjendje të komunikojnë me Brukselin

thotë z. Beqja. 

TAP përjashtohet nga tarifa e TVSH-së

Postuar në 05 Korrik, 2018 16:56

Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline do të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Ministria e Financave dhe konsorciumi TAP kanë arritur një marrëveshje e cila lejon që çdo import që kompania do të bëjë për qëllimet e punimeve të veta të kalojnë në doganë me tvsh 0, ndërsa për nënkontraktorët mallrat për ndërtimin e projektit do të blihen pa tvsh, përmes sistemit të autofaturimit.

Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit

Postuar në 08 Shtator, 2017 17:31

Konsorciumi i kompanive Total, Hellenic Petroleum dhe Edison (kompani e grupit francez EDF) që ka marrë të drejtën për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve  në veri të Koruzit, një zonë detare afër Shqipërisë i ka kërkuar parlamentit grek të ratifikojë sa më shpejt marraveshjen.Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të vizitës së Presidentit, francez Emanuel Macron në Athinë.  

Rrëzohen sërish turqit, konsorciumi shqiptar mbetet fitues i konçesionit të rrugës Durrës – Kukës

Postuar në 20 Tetor, 2016 19:37

Konsorciumi i kompanive shqiptare që garoi për konçesionin e rrugës Durrës – Kukës ka fituar edhe në përballjen e dytë. Ankimimi i Minitrisë së Transporteve është rrëzuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke lënë kështu në fuqi fituesit e shpallur më parë nga ky institucion.

“Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.”, raporton TemaTv.

Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër

Postuar në 31 Korrik, 2016 20:29

Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin.

Gjermanët e Siemens fitojnë tenderin për kompresorët e TAP

Postuar në 05 Shtator, 2015 20:59

Kompania gjermane Siemens fitoi tenderin për 6 hiper-kompresorët turbo që do të vendosen në stacionet e TAP në Shqipëri dhe Greqi. Gazeta greke Kathimerini raporton se 3 hiper-kompresorë të gazit qdo të prodhohen nga Siemens do të instalohen në Greqi dhe 3 të tjerë në Fier.

Subscribe to RSS - konsorciumi