Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër
Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin. Koka tha se deri më tani kanë shprehur interes për pjesëmarrje në këtë konsorcium biznesmenë si “EHW”, Ylli Braka, “Geci sh.p.k”, “Porcelanosa”, etj..
Mbetet për t’u parë se cilat projekte do të kërkojë bashkia Sarandë, pasi për bashkitë e tjera, ndërhyrjet e biznesit po vijnë nga “jashtë”. Ndërtimi i fshatit turistik në Palasë nga biznesmmeni Zamir Mane, me lehtësi të mëdha nga qeveria dhe me tarifë të paracaktuar, e lë bashkinë e Himarës një noter të vullnetit të dikujt tjetër.
Konsorciumi është përfolur shumë si ide dhe iniciativë e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, aktualisht jashtë vendimmarrjes formale. Ka një përkim interesant mes përpjekjes për të futur në projekte të mëdha biznesmenët e mësipërm dhe daljes në skenë të Manes në Palasë, në një zonë ku Kokëdhima ka pretenduar ekskluzivitet për çdo gjë.
Add new comment