Njësoj si legalizimi i kanabisit, rajonet u propozuan nga Kokëdhima pesë vite më parë

Postuar në 14 Gusht, 2020 20:38

Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, ka dhënë sot në një intervistë për A2 përmes së cilës ka mbrojtur idenë e rajoneve që është propozuar së fundmi nga qeveria.

Nuk po i monopolizojmë fondet e BE, nuk është ky mentaliteti me të cilin mund të shkosh në BE,  por BE ka disa parime dhe standarde, dhe nuk pranon të financojë komunitete që nuk janë në gjendje të komunikojnë me Brukselin

thotë z. Beqja. 

Zotëria sillet si avdall në politikë: ai propozon ide për të tatuar pulsin. Kjo ide e sotme e tij që asociohet me fondet dhe me ndarjen sipas rëndësisë ekonomike të rajoneve, vjen pas kthimit të ligjit nga presidenti i Republikës. Por ajo që çudit është ndryshimi i qëndrimeve të socialistëve të Edi Ramës. 

Ideja e rajoneve por në një formë tjetër, atë të bashkëpunimit privat-publik u hodh 5 vjet më parë nga ish-deputeti Koço Kokëdhima i cili i mbrojti atë në një intervistë dhënë për gazetën “Shekulli”. Në një shprehje të papritur kompleksi Kokëdhima në vend se të mbronte idenë e vet e forcë, referoi si mbështetje për të komentuesit e gazetës “Tema”, duke dëshmuar kështu sesi kushtëzohen vendimet në këtë vendin tonë. Mjerane!
Kjo gazetë e sulmonte asokohe idenë e Kokëdhimës me analiza që kurrkush nuk i mban mend, veç internetit. Sot e njëjta ide e qarkullimit të fondeve, thithjes së tyre dhe shpërndarjes në territor mbrohet si gjetje.
 
E njëjta gjë ndodhi edhe me idenë e legalizimit të kanabisit, e cila është fatkeqësi për vendin. Dikur u sulmua nga të gjitha anët, sot që atë e do kryeministri ajo mbrohet.

Këto incidente të ekipit të hajdutëve që qeverisin Shqipërinë na ilustrojnë së paku se Kokëdhima është i dështuar në politikë, sa kohë që nuk kupton mësimin e parë se idetë propozohen atëherë kur mund të miratohen. Në një vend bizantinësh si ky yni, ku edhe liria e medias është një ves bizantinësh, kjo duhet të mbahet mirë vath në vesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.