pushteti vendor
Njësoj si legalizimi i kanabisit, rajonet u propozuan nga Kokëdhima pesë vite më parë
Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë, ka dhënë sot në një intervistë për A2 përmes së cilës ka mbrojtur idenë e rajoneve që është propozuar së fundmi nga qeveria.
Nuk po i monopolizojmë fondet e BE, nuk është ky mentaliteti me të cilin mund të shkosh në BE, por BE ka disa parime dhe standarde, dhe nuk pranon të financojë komunitete që nuk janë në gjendje të komunikojnë me Brukselin
thotë z. Beqja.
Autonomia në letra dhe monarku i Bregdetit
Sot në media ëstë raportuar se kryeministri i vendit ka takuar kryebashkiakët dhe I ka urdhëruar që të mos pushojnë, por të takojnë njerëzit. Pak ditë më parë, po në media doli lajmi se z. Rama kishte debatuar me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Sado e pabesueshme të duket kjo paska ngjarë dhe shkak për këtë debat të vockël është padyshim ambicia shumë e madhe e kryeministrit për progresin e atdheut tonë të dashur. Kryeministri siç e tregojnë atë vartësit e vet, nuk kënaqet asnjëherë.
Fëmijët jetimë, propozim për kujdestari nga familjet
Deinstitucionalizimi i qendrave rezidenciale të fëmijëve ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme mes Bashkiakëve dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Klosi u ka bërë të ditur kryetarëve të bashkive se kush ushtron dhunë do të mbajë përgjegjësi personale dhe do të ketë masa ndëshkuese të rënda. Më tej ministri ka kërkuar nisjen e punës për kalimin e fëmijëve tek familje kujdestare dhe kjo duhet realizuar nga pushteti vendor.
Struktura zyrtare bastisin Kishën e Sh. Athanasit në Dhërmi. Zëdhënësi: “Po kërkojnë varrin e një misionari të një besimi tjetër”
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë denoncon sot një incident shumë të rëndë të ndodhur në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Sipas njoftimit të shpërndarë, thuhet se në incident janë protagonitë forcat policore dhe njerëz të pushtetit lokal. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet shtetërore, por ngjarja nëse është e vërtetë përbën incident shumë të rëndë. Më poshtë njoftimi i KOASh:
Rrugët/Njolla të zeza të periudhës Rama-Basha, "përgjegjësi" e Veliajt
Që një shtet të zbatojë nisma të ndryshme në shërbim të qytetarëve, njëherë duhet të përgatisë një plan dhe të sigurojë bashkërendimin e punës ndëristitucionale si edhe ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij vendor. Kështu në fundvitin 2013 dhe fillimvitin 2014, një nga çështjet, tek të cilat qeveria u përqendrua së tepërmi, ishte siguria rrugore. Për këtë qëllim u hartua edhe propozimi i një pakete masash nga ana e 3 dikastereve: Ministria e Transportit dhe Infrastruturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.
Shënim: Decentralizim sa për sy e faqe. Vlerë ka vetëm një firmë
Para disa ditësh, gjatë diskutimit në Parlament të projektligjin “Për Turizmin”, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, debatoi me deputetët për disa pika. Një ishte heqja e kompetencave të pushtetit vendor në menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin. Një dispozitë kjo shumë problematike krahas asaj për shpronësimin që buron nga ligji “Për investimet strategjike”. Ministri në fjalë kishte një argument origjinal për të mbrojtur përqendrimin e kompetencave, ndonëse ligji tanimë është kthyer nga Presidenti.