Fëmijët jetimë, propozim për kujdestari nga familjet
Deinstitucionalizimi i qendrave rezidenciale të fëmijëve ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme mes Bashkiakëve dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Klosi u ka bërë të ditur kryetarëve të bashkive se kush ushtron dhunë do të mbajë përgjegjësi personale dhe do të ketë masa ndëshkuese të rënda. Më tej ministri ka kërkuar nisjen e punës për kalimin e fëmijëve tek familje kujdestare dhe kjo duhet realizuar nga pushteti vendor. 9 mijë lekë të reja në muaj, do t’i paguajë shteti çdo familjeje që merr përsipër kujdestarinë për fëmijët jetimë dhe 25 mijë lekë të reja çdo fillim shkolle për librat dhe shërbimet shëndetësore. Familja që përzgjidhet nga pushteti vendor, së pari duhet të shprehë dëshirën për të mbajtur dhe rritur fëmijën në të njëjtat kushte me fëmijët biologjikë. Nuk ka rëndësi niveli ekonomik i familjes kujdestare, por detyrimisht ajo nuk duhet të ketë probleme dhune apo divorci. Kohën e qëndrimit të fëmijës në familjen kujdestare e përcakton Gjykata. (Shkrim i ripunuar)
Add new comment