Përditësim/Kapet autori i masakrës në Vlorë
Nuk ka zgjatur shumë arratia e autorit të masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç u kap në dalje të Selenicës i fshehur në një shkurre. Ai nuk bëri rezistencë dhe në momentin e parë kërkoi ujë nga policia.
Para arrestimit, kur po kërkohej nga më shumë se 100 policë në kodrat e fshatit, Zykaj u shfaq duke replikuar me ndjekësit në fejsbuk
Motivet e kësaj masakre janë ende të paqarta. Autori zbrazi dy karikatorë kallashnikovi mbi tre familje, kushëririn e parë të babait dhe dy djemtë e tij, bashkë me nuset dhe dy fëmijët. Dyshimet janë për një grindje të çastit pasi pulat e kushërinjve kishin hyrë në oborrin e autorit.
Në fshatin Resulaj dhe zonën përreth zbarkuan Forcat Renea, Delta Force dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat krehën zonën për kapjen e autorit. Policia e Vlorës sqaroi se Zykaj është një person tepër i rrezikshëm dhe u u kërkoi qytetarëve që në rast konstatimi t’i shmageshin përballjes me 24 vjeçarin.
Add new comment