Depozitoi ADN-në në Accestry.com, identifikohet si përdhunues

Postuar në 29 Qershor, 2021 14:35

Autori i një përdhunimi të ndodhur në vitin 2007 në Florida u zbulua krejt rastësisht pasi ngarkoi kodin e tij gjenetik në një faqe për gjurmimin e gjenealogjisë. Jared Vaughn bleu një kit të ADN-së dhe e ngarkoi kodin e tij gjenetik në faqe, pa e ditur se ai do të përputhej me një mostër të ADN-së të marrë në kohën kur ai dyshohet se sulmoi seksualisht një studente, raporton "Insider".

Në denoncimin e bërë 14 vjet më parë, viktima kishte thënë se ishte e dehur dhe po kthehej në në dhomën e saj të konviktit në Universitetin e Tampas kur një burrë rreth të tridhjetave i ofroi ta shoqëronte. Mostrat e ADN-së të mbledhura në atë kohë nuk u përputhën me asnjë, deri në momentin që u shfaqën online 14 vjet më pas dhe policia bëri një test të dytë, që konfirmoi gjithçka.

"Suksesi ynë varet nga informacioni i gjetur në bazat e të dhënave gjenealogjike publike, ku pjesëmarrësit - dhe kjo është e rëndësishme – vihen në dijeni se të dhënat e tyre do të jenë subjekt i zbatimit të ligjit", i tha Fox 13 një nga zyrtarët e policisë së Floridas, Mark Brutnell. 

Testimi i ADN-së për zbatimin e ligjit paraqet një sfidë. Në këtë rast, i dyshuari i ngarkoi të dhënat e tij dhe me sa duket pranoi që ato të mund të përdoren nga policia. Në SHBA ka debat lidhur me teknologjinë dhe platformat që u japin agjencive të zbatimit të ligjit kompetenca të mëdha mbikëqyrëse mbi publikun, bazuar në kodet gjenetike. Megjithëse është lehtësuese të mendosh se mund të përcaktohet me siguri autorësia e një krimi, pyetjet e vështira mbi etikën e kësaj mbikëqyrjeje dhe të drejtën për privatësi gjenetike mbeten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.