FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm

Postuar në 29 Gusht, 2024 13:16

Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.

Dua të jem i qartë, ne nuk kemi parë ndonjë tregues që sugjeron se Crooks ka vepruar nën udhëzimin e ndonjë enti të huaj për të kryer sulmin,” u tha gazetarëve të mërkurën Robert Wells, ndihmësdrejtori ekzekutiv i degës së sigurisë kombëtare të FBI-së.

FBI publikoi foto të disa prej provave – pushkën e përdorur Crooks, çantën e shpinës, bombat në bagazhin e makinës etj.

Megjithatë, ajo që mbetet ende mister, edhe për FBI-në, është motivi pse Crooks kishte vendosur të eliminonte ish-presidentin republikan.

Agjentët federalë raportohet se kanë kryer më shumë se 1000 intervista gjatë gjashtë javëve të fundit. Analiza e profilit të Crooks nxori në pah një "një përzierje ideologjish".

"Ne nuk shohim asnjë ideologji përfundimtare të lidhur me temën tonë, qoftë me prirje të majtë apo të djathtë," thotë Kevin Rojek, agjenti special në krye të zyrës në Pittsburgh.

Crooks nuk kishte asnjë gjurmë alkooli apo droge në sistemin e tij dhe vdiq nga një plumb i vetëm në kokë, tha FBI, duke cituar rezultatet zyrtare të autopsisë.

Trupi i Crooks u tërhoq nga familja dhe u dogj më 23 korrik

.

Comments

Submitted by X (not verified) on

Nuk kane mundur ta shpallin momentalisht atentatin te organizuar nga Rusia , Kina apo Irani sepse atehere nuk do kishte kuptim te akuzohet Trump ne prag te zgjedhjeve per lidhje me Rusine, Kinen etj etj! Keshtu qe vrasesi ka vepruar vetem! Kur te fitoje Kamala Harris zgjedhjet, atehere do flitet edhe per ndonje mundesi atentati te organizuar kunder Trump! Kjo mund te zgjase ca vite, ndersa pas 20-30 vitesh mund te hapet çeshtje ligjore apo proces per kete atentat! Drejtesi amerikane, nuk ke ca te thuash!

Submitted by Taras (not verified) on

Zoti e ruajte Ameriken nga cdo e keqe.
Nje Amerike e forte eshte gjithmone ne te miren tone si komb.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.