bota
Të mëdhenjtë që ia panë hajrin pandemisë
Pandemia e Covid-19 ka lënë miliona njerëz pa punë dhe ka çuar shumë biznese në faliment. Por nëse për disa pandemia solli varfëri, për të tjerë ka rezultuar një minierë ari.
Firmës bioteknologjike “Relief Therapeutics” në Zvicër, e cila shpreson të ripërdorë ilaçin e saj 20-vjeçar aviptadil ose RLF-100 kundër Covid-19, iu rritën aksionet 40 000 për qind këtë vit në bursën vendase. Para se virusi të fillonte të përhapej duke bërë viktima në të gjithë globin në fillim të vitit 2020, vlera e aksioneve të kompanisë ishte 0.001 franga zvicerane.
Telashet që sjell Brexit-i/ Peshkatarët belgë nxjerrin nga arkivat një leje të vitit 1666
Belgjika mund të detyrohet t’i kthehet së shkuarës, nëse Brukseli nuk ia del të arrijë një marrëveshje me Londrën për peshkimin. Peshkatarët europianë, përfshirë edhe ata belgë, do të humbasin të drejtën për peshkim në ujërat britanike nëse nuk ka një marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.
BE dhe Kili, negociata të vështira për litiumin
BE-ja synon të bëhet lider botëror në prodhimin e baterive për industrinë e saj të fuqishme të makinave, por Kili mendon ndryshe.
Evropa dhe Kili pritet të nënshkruajnë një pakt tregtar të përmirësuar, deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por ka një mosmarrëveshje lidhur me rezervat masive të litiumit në shtresat e kripës në Atacama, që BE-së mund të duhet t’i prekë.
AstraZeneca zgjeron spektrin e ilaçeve, blen Alexion për 39 miliardë dollarë
Britanikja AstraZeneca ka rënë dakord të blejë prodhuesin amerikan të ilaçeve, Alexion Pharmaceuticals, për 39 miliardë dollarë.
Irani ekzekuton me varje gazetarin që frymëzoi protestat e 2017-s
Në Iran, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me varje Ruhollah Zam, gazetar kritik i regjimit të ajatollahut. Disidenti i internuar në Francë, i cili kishte frymëzuar demonstratat tre vjet më parë në Iran u dënua me vdekje më 30 qershor nga një gjykatë në Teheran, me akuzat e "korrupsionit në Tokë", një shkelje e rëndë e ligjit e krijuar nga ayatollah Khomeini për rastet e spiunazhit ose përpjekjes për përmbysje të shtetit.
Meksikë/ 119 kafka aztekësh gjenden nën themelet e kryeqytetit
Arkeologët kanë zbuluar 119 kafka njerëzore nën qendrën e kryeqytetit të Meksikës. Kafkat u zbuluan në atë që ka qenë dikur kullë e aztekëve.
Kulla u zbulua në vitin 2015 gjatë restaurimit të një ndërtese në kryeqytetin meksikan.
SHBA miraton Pfizer-Biontech, vaksinimi nis menjëherë
SHBA autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer-Biontech. Drita jeshile që iu hap vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hap rrugën shpërndarjes së menjëhershme 2.9 milionë dozave të vaksinës në vend. Të parët që do të vaksinohen, sipas kritereve të vendosura tashmë nga FDA, do të jenë personeli mjekësor dhe spitalor në vijën e parë dhe të moshuarit e zileve.
Pika më e lartë e kurbës
Sony hyn në listën e gjigantëve të argëtimit, blen Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë
Sony Corp. do të blejë AT&T Inc. Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë. Me këtë blerje, konglomerati elektronik synon të forcojë përmbajtjen e tij argëtuese.
Kompromisi Gjermani-Hungari-Poloni zhbllokon buxhetin e BE-së
Polonia dhe Hungaria kanë rënë në kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkimit Evropian prej 2.2 trilion dollarësh dhe planin e rimëkëmbjes nga pandemia, tha një zyrtar i lartë i qeverisë në Varshavë.
Vaksinohet kundër Covid-19 personi i parë
Britania e Madhe bëhet vendi i parë perëndimor që nis vaksinimin, një kthesë kjo që pritet t’i japë tjetër drejtim luftës kundër Covid-19. Personi i parë që iu injektua vaksina është 90-vjeçarja Margaret Keenan.