Telashet që sjell Brexit-i/ Peshkatarët belgë nxjerrin nga arkivat një leje të vitit 1666

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 10:15

Belgjika mund të detyrohet t’i kthehet së shkuarës, nëse Brukseli nuk ia del të arrijë një marrëveshje me Londrën për peshkimin. Peshkatarët europianë, përfshirë edhe ata belgë, do të humbasin të drejtën për peshkim në ujërat britanike nëse nuk ka një marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë  së Madhe.

Por Belgjika munt t’i kthehet  një dokumenti të shekullit XVII, në përpjekje për të mbajtur pak akses. Dokumenti i njohur si Privilegji u lejon më shumë se 50 peshkatarëve nga qyteti i Bruzhit të peshkojnë në ujërat britanike. Leja është lëshuar nga Çarlsi II, pas ekzilit të tij në Europë, pasi i ati, Çarlsi I, u ekzekutua në vitin 1649. Në atë kohë, kjo leje iu dha Bruzhit si dhuratë.

“Privilegji” iu dha qytetarëve të Bruzhit nga Çarlsi II. Ai e dha këtë leje në vitn 1666 sepse kishte qenë në ekzil në Bruzh nga 1656 deri në 1659, pasi Kromuelli i ekzekutoi të atin. Kjo ishte njëfarë mirënjohjeje”, shpjegon për Euronews Jan d’Hond, drejtor i arkivit të Bruzhit.

Megjithatë, Britania e Madhe thotë se ka traktate të mëvonshme, si Konventa e Kombeve për Ligjin e Detit, që u jep vendeve të drejtën mbi ujërat territorial deri në 12 milje.

Por d’Hondt thotë se duke njohur përkushtimin e Britanisë për traditën, dokumenti i shekullit të XVII ka ende vlerë.

“Britania e Madhe është vend me tradita dhe ligje të vjetra. Ata kanë ligjin e monarkisë që nga shekulli XII dhe mund të themi se kjo e bën Privilegjin ende të ligjshëm”, thotë d’Hondt.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.