Emigrantët/ Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria nuk përmbushi obligimet e BE-së
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konkluduar se Hungaria nuk ia ka dalë të pajtohet me ligjin e BE për emigrantët. Ajo ka kufizuar hyrjen në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e migrantëve në një zonë kufitare.
Gjykata me qendër në Luksemburg tha se shtetasit e vendeve të treta, që kanë tentuar të kërkojnë azil në Hungari "në praktikë u përballën me pamundësinë për të bërë kërkesën e tyre" për shkak të ligjit hungarez që ua bën të detyrueshme nisjen e procedurës nga një e ashtuquajtur zonë tranziti dhe një praktikë administrative duke kufizuar "në mënyrë drastike" numrin e emigrantëve që u është lejuar hyrja në këto zona.
Gjykata thekson se ligji i BE dikton se paraburgimi si masë mund të vendoset vetëm "me shkrim dhe me arsye", aplikantëve vulnerabël duhet t’u jepet mbështetje dhe të miturit mund të mbahen në paraburgim vetëm në raste ekstreme.
"Regjimi i paraburgimit i parashikuar nga legjislacioni hungarez në zonat e tranzitit prek të gjithë aplikantët përveç të miturve të pashoqëruar nën 14 vjeç”, thuhet në përfundimet e gjykatës.
Gjykata Europiane e Drejtësisë hedh poshtë argumentin e Budapestit se kriza migratore justifikonte përjashtimin nga disa rregulla dhe gjithashtu zbulon se Hungaria nuk ndoqi direktivën e BE mbi kthimin e migrantëve të paligjshëm.
Gjykata thotë se oficerët e policisë shoqëruan me forcë shtetasit e vendeve të treta që qëndronin ilegalisht në Hungari në anën tjetër të një gardhi të ngritur disa metra nga kufiri me Serbinë, "në një rrip toke pa asnjë infrastrukturë", pa pajtueshmëri paraprake me procedurat dhe masat mbrojtëse të parashikuara në direktivë.
Për më tepër, Hungaria nuk respektoi të drejtën e shtetasve të vendeve të treta për të qëndruar në vend pas refuzimit të kërkesës së tyre, deri në afatin brenda të cilit mund të paraqitet një ankesë kundër këtij vendimi ose, në rastet e apelit, deri në vendimin përfundimtar.
Numri i kërkesave për herë të parë për azil në vendet anëtare të BE-së ka rënë në mënyrë drastike që nga viti 2015, kur ishte kulmi i aplikimeve, me gati 1.3 milion. Atë vit, Hungaria mori më shumë se 177 000 aplikime, e dyta pas 476 510 të Gjermanisë, sipas Eurostat.
Por në kundërshtim me Berlinin, i cili regjistroi më shumë se 745 000 aplikime të reja një vit më pas, Budapesti pranoi gjashtë herë më pak, duke mbetur pas Austrisë, Francës, Greqisë dhe Italisë.
Në vitin 2019, 27 vendet e BE-së morën në total afërsisht 700 000 kërkesa për azil për herë të parë, nga të cilat vetëm 500 u plotësuan në Hungari.
Add new comment