Hungaria

“Veto mbi sanksionet ndaj Rusisë nëse na cenohet energjia”

Postuar në 15 Tetor, 2024 17:13

Hungaria mund të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë nëse politikat e unionit cenojnë sigurinë e saj energjetike, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto. Budapesti do të lejojë vendosjen e kufizimeve vetëm nëse ato ruajnë përjashtimet aktuale për furnizim me energji nga Rusia.

Emigrantët e paligjshëm do t'ia "postojmë" Brukselit

Postuar në 23 Gusht, 2024 16:54

Hungaria mund t'i paguajë azilkërkuesit për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, paralajmëroi një zyrtar i qeverisë së Viktor Orban.

Gergely Gulyas, i cili drejton zyrën e kryeministrit hungarez, njoftoi se kjo do të ishte një përgjigje e mundshme ndaj dënimeve që i janë dhënë Hungarisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ICJ).

Të kemi kujdes kur flasim për pezullimin e Hungarisë

Postuar në 09 Gusht, 2024 19:33

Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të bëjë kujdes në deklarimet e veta ndaj Hungarisë.

Siç e dini pezullimi i një vend inga zona Shengen është hapi I parë drejt pezullimit nga BE. Do të isha i kujdesshëm rreth deklarimeve mbi pezullimin e vendeve nga BE-ja. Europa nuk duhet ta distancojë veten nga hungarezët

u shpeh ai para reporterëve.

Veshi i fashuar “importohet” nga partia e Orbanit

Postuar në 24 Korrik, 2024 21:09

Në Hungari, trendi i nisur nga republikanët pro Trump pas atentatit që iu bë këtij të fundit dy javë më parë, ka ngjitur më shumë se kudo tjetër. Fasha mbi veshin e djathtë në Konventën Kombëtare të Republikanëve gjashtë ditë më parë ishte një mesazh mbështetjeje për ish-presidentin që kërkon një mandat të dytë.

Trendi i veshit të fashuar ra në sy menjëherë edhe në një event vjetor që mban Fidesz, partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Nismë për t’i hequr Hungarisë të drejtën e votës në KE

Postuar në 16 Korrik, 2024 15:57

Një grup prej 63 anëtarësh të Parlamentit Evropian kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës në Këshillin e BE-së, ku ajo aktualisht mban presidencën.

Orban thyen embargon diplomatike ndaj Moskës: Paqja nuk do të vijë vetë

Postuar në 05 Korrik, 2024 20:24

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur fjalën dhe sapo ka marrë presidencën e Bashkimit Europian, ka vizituar Moskën. Agjencia “Tass” cilëson se ai është i pari lider perëndimor që viziton kryeqytetin rus që nga prilli 2022, pra dy muaj pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. Nëse qëndrimet e palës ruse janë të njohura, Orban nga ana e vet ka shpalosur mendimet e veta për krizën e tanishme, duke marrë një pozicion që e vendos Perëndimin në një situatë jo shumë të mirë.

Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”

Postuar në 27 Qershor, 2024 21:57

Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.

Shengen me pengesa

Postuar në 21 Qershor, 2024 15:15

Sllovenia njoftoi se kontrollet kufitare do të vijojnë edhe gjatë verës, duke e shtyrë datën e heqjes së tyre deri më 21 dhjetor. Kufiri mes Sllovenisë dhe Hungarisë u “zhduk” në vitin 2007, kur dyja vendet iu bashkuan Zonës Shengen.

Hungaria nuk do të përfshihet në misionin e NATO-s në Ukrainë

Postuar në 14 Qershor, 2024 10:41

Hungaria nuk do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Ukrainë, por nuk do të pengojë as themelimin e saj nga vendet e tjera të aleancës, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për Radion Kossuth.

Ai kujtoi se gjatë bisedimeve në Budapest më 12 qershor, Hungaria mori garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se pjesëmarrja e anëtarëve të aleancës në operacionet ushtarake jashtë territorit të tyre, përfshirë në Ukrainë, është vetëm në baza vullnetare.

Belgjika propozon që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës në BE

Postuar në 04 Qershor, 2024 14:33

Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti. Megjithatë, shtetet anëtare kanë nisur të diskutojnë mundësinë e heqjes së të drejtës së votës.

Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, tha se BE-ja duhet t'i heqë Hungarisë të drejtën e votës për të mbrojtur të ardhmen e unionit.

Belgjika, e cila ka aktualisht presidencën e BE-së, është njëra prej vendeve anëtare që shprehin zhgënjim për kundërshtimin e Hungarisë ndaj planeve kyçe të BE-së – duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën në konfliktin me Rusinë.

Pages

Subscribe to RSS - Hungaria