Hungaria
PE: Hungaria nuk është më demokraci e plotë, por një regjim hibrid i autokracisë elektorale
Hungaria nuk është më një demokraci e plotë. Kështu ka vlerësuar Parlamenti Europian që në një votim me 433 vota pro dhe 123 kundër, është miratuar qëndrimi për ta cilësuar zyrtarisht Hungarinë Viktor Orbanit si një “regjim hibrid të autokracisë elektorale”.
Një kundërshtar i papritur për Orbanin
Dorëheqja e papritur e ministres së Drejtësisë i ka hapur rrugën një skandali në qeverinë hungareze. Judit Varga, një prej njerëzve më të afërt të Orban, që pritej të drejtonte partinë e djathtë Fidesz në zgjedhjet evropiane dhe një nga emrat më të njohur të politikës hungareze në Bruksel u dorëhoq javën e kaluar.
Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve
Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.
Njeriu që po do t’i shpjegojë BE-së Orbanin
Kryeministri i ri i Luksemburgut, Luc Frieden, ka një plan për ta shpëtuar BE-në nga Viktor Orban, një dhimbje koke për Brukselin gjatë mandateve të tij qeverisëse në Hungari.
Frieden shpreson të ndërtojë ura të reja midis vendeve anëtare – mes të cilave edhe Hungaria.
Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.
"Nëse na cenohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte"
Hungaria dhe Serbia do ta konsiderojnë sulm çdo ndërhyrje në tubacionet e gazit që vijnë nga Rusia. Në një bisedë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kujtoi rastin e sabotimit të Nord Stream, të cilin Hungaria e cilësoi akt terrorist dhe mungesën e një reagimi të fortë të Gjermanisë e quajti "manifestim të mungesës së sovranitetit".
Hungaria bllokon financimin ushtarak të Ukrainës për shkak të bankës "OTP"
Propozimi i fundit europian për krijimin e një fondi rezervë financimi për Ukrainën është bllokuar nga Hungaria. Mediat raportuan se ideja është që të disbursohen 5 miliardë euro në vit për një periudhë katër vjeçare, në mënyrë që Ukraina të ketë sponsorizim për rezervat ushtarake në kuotën e 20 miliardë eurove.
BE tërhiqet para vetos hungareze për traktatin me vendet e Afrikës
Hungaria do të heqë veton ndaj traktatit të ri të BE-së me komunitetin e Afrikës, Karaibeve dhe Paqësorit (ACP), pasi mori garanci nga Komisioni Evropian se traktati nuk do të marrë asnjë kompetencë për kontrollin e migracionit dhe të drejtat seksuale nga qeveritë kombëtare.
Aksion europian ndaj legjislacionit të Hungarisë kundër LGBTQI
Franca dhe Gjermania i janë bashkuar disa vendeve të tjera anëtare të BE-së në aksionin kundër Hungarisë për miratimin e legjislacionit kundër LGBTQI.
Lëvizja demonstron se ne qëndrojmë në krah të komunitetit LGBTQI. Vlerat e përbashkëta të BE-së janë ADN-ja për shoqërinë tonë të hapur dhe të lirë. Diversiteti është forca jonë
është shprehur Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Po Finlandës për në NATO, Suedia mbetet në pritje
Është hapur drita jeshile për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Mediat raportojnë se Hungaria dhe Turqia kanë rënë dakord të firmosin procedurën e anëtarësimit duke hequr kështu pengesën krysore.
Kemi vendosur të nisim procesin e ratifikimit në parlamentin tonë
citohet të jetë shprehur presidenti turk, Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun finlandez Sauli Niinistö.