Njeriu që po do t’i shpjegojë BE-së Orbanin
Kryeministri i ri i Luksemburgut, Luc Frieden, ka një plan për ta shpëtuar BE-në nga Viktor Orban, një dhimbje koke për Brukselin gjatë mandateve të tij qeverisëse në Hungari.
Frieden shpreson të ndërtojë ura të reja midis vendeve anëtare – mes të cilave edhe Hungaria.
“Hungaria është më pro-evropiane sesa mendojmë ndonjëherë dhe mendoj se duhet të përpiqemi të mbështesim pikëpamje të ndryshme në mënyrë që të arrijmë një qëllim të përbashkët”, tha Frieden.
Orbán ka qenë problem për BE-në prej shumë kohësh dhe Brukseli nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën si e ka qeverisur ai vendin e tij. Për më tepër, Hungaria nën udhëheqjen e tij ka kundërshtuar anëtarësimi e Ukrainës në BE, buxhetin afatgjatë të Bllokut, politikat e emigrimit etj.
Por Frieden premton një qasje tjetër me Orban.
“Duhet ta njoh më mirë Viktor Orbanin”, thotë ai në një intervistë për POLITICO, katër muaj pasi fitoi zgjedhjet parlamentare që i dhanë fund mbretërimit dhjetëvjeçar të Xavier Bettel, figurë e njohur në Bruksel që u bë ministër i Jashtëm në qeverinë e re të koalicionit.
"Nëse dikush nuk pajtohet me politika të caktuara, duhet të përpiqesh të kuptosh se nga vjen ai ose ajo," tha Frieden, anëtar i grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (EPP).
Frieden do të vizitojë Hungarinë në muajt e ardhshëm. Hera e fundit që një zyrtar i lartë evropian denjoi të vizitonte Budapestin ishte në nëntor kur Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri një përpjekje të fundit për të shpëtuar samitin evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit me Ukrainën.
Përplasja Hungari-BE mbi Ukrainën e pati kulmin kur Orban që u largua nga salla. Gjithashtu, ai vuri gjithashtu veton për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Kievin.
Orbán ka humbur së fundmi një aleat të fuqishëm për çështjet e sundimit të ligjit pas zgjedhjeve në Poloni, që i dhanë pushtetit proeuropianit Donald Tusk.
Por Frieden thotë se edhe BE-ja është fajtore për izolimin e Orbanit.
"Ndonjëherë tronditem kur shoh se se sa pak përpjekje po bëhen për të kuptuar atë që pala tjetër mendon [në marrëdhëniet] midis vendeve evropiane," thotë Frieden.
Që nga ardhja në detyrë në mes të nëntorit, Frieden ka zhvilluar bisedime me Emmanuel Macron të Francës dhe Olaf Scholz të Gjermanisë, si dhe me homologët e tij të Beneluksit, Alexander de Croo të Belgjikës dhe holandezin Mark Rutte.
“Hungaria ka vuajtur aq shumë nën dominimin sovjetik [dhe] e kupton shumë mirë se asnjë vend nuk dëshiron të dominohet nga një fuqi e huaj dhe sigurisht të mos pushtohet nga një vend tjetër”, shtoi ai, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Add new comment