Po Finlandës për në NATO, Suedia mbetet në pritje
Është hapur drita jeshile për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Mediat raportojnë se Hungaria dhe Turqia kanë rënë dakord të firmosin procedurën e anëtarësimit duke hequr kështu pengesën krysore.
Kemi vendosur të nisim procesin e ratifikimit në parlamentin tonë
citohet të jetë shprehur presidenti turk, Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun finlandez Sauli Niinistö.
Ndërkohë për Suedinë, Turqia mban rezerva për shkak të strehimit të gulenistëve dhe furnizimit me armë të kurdëve dhe duket se anëtarësimi nuk do të jetë në bllok. Thuajse të njëjtin njoftim bëri të premten partia qeverisëse në Hungari, Fidesz që ka njoftuar se ratifikimi kalon më 27 maj.
Add new comment