suedia
Suedia akuzon Iranin për hakerimin e shërbimit të mesazheve
Autoritetet suedeze akuzuan sot Iranin për mijëra mesazhe që u janë dërguar njerëzve në vendin skandinav duke bërë thirrje për hakmarrje për djegien e librit të shenjtë të Islamit në vitin 2023.
Sipas zyrtarëve në Stokholm, sulmi kibernetik u krye nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit, e cila hakoi një shërbim SMS dhe dërgoi "rreth 15 000 mesazhe me tekst në suedisht" mbi djegien në publik të Kuranit, ngjarje që ndodhën gjatë verës së vitit 2023.
Riatdhesimi vullnetar, Suedia paguan emigrantët që largohen
Suedia do t’ua lehtësojë kthimin në vendet e tyre emigrantëve që nuk kanë arritur të integrohen në shoqërinë suedeze. Një propozim i dorëzuar nga Ministrinë e Emigracionit parashikon që refugjatëve dhe migrantëve që kthehen t’u jepet një pagesë një herë prej 10 000 kronash suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5 000 për fëmijë, plus kostot e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.
Turqia i hap dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO
Parlamenti turk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke i dhënë fund negociatave 20 mujore mes Ankarasë dhe Stokholmit.
Kandidatura suedeze, e cila tani kërkon vetëm dritën jeshile të Hungarisë, u miratua me një shumicë dërrmuese.
Suedia nxjerr ushtrinë për të luftuar kriminalitetin
30 mijë anëtarë të bandave kriminale në një vend me 10 milionë banorë. Bëhet fjalë për Suedinë, një ndër parajsat nordike të zhvillimit dhe ligjit, por që së fundmi ka të akumuluar në mënyrë shpërthyese problemin e kriminalitetit. Shtatori i këtij viti është quajtur “shtatori I zi”, pasi në vend u regjistruan 12 viktima si pasojë e dhunës mes bandave. Në qendër të tensionit të tanishëm është një rrjet criminal me emrin “Foxtrott” dhe ai rekruton edhe minorenë.
Për të përballur këtë situatë, qeveria suedeze ka vendosur të thërrasë në ndihmë ushtrinë.
"Na pranoni në BE, që të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO"
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e lidh votën pro të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e vendit të tij për të hyrë në BE. Lëvizja e Erdoganit për të lidhur perspektivat e Suedisë në NATO me integrimin e Turqisë në BE erdhi ndërsa liderët e aleancës u mblodhën për samitin e Vilniusit në Lituani.
Nuk ka vodka për rusët, ndalohen eksportet suedeze drejt Moskës
Prodhuesi i vodkës suedeze “Absolut” njoftoi se do të ndalojë eksportet në Rusi pas thirrjeve në vend për bojkotimin e markës.
Stephanie Durroux, shefja ekzekutive e firmës, tha se vendimi është marrë për shkak të thirrjeve në rrjetet sociale për bojkotimin e produkteve të Absolut.
Në prill, pronari i Absolut, Pernod Ricard, konfirmoi se kishte rinisur eksportet në Rusi pasi më parë i kishte ndërprerë ato në mars 2022, menjëherë pasi Moska filloi operacionin ushtarak në Ukrainë.
Po Finlandës për në NATO, Suedia mbetet në pritje
Është hapur drita jeshile për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Mediat raportojnë se Hungaria dhe Turqia kanë rënë dakord të firmosin procedurën e anëtarësimit duke hequr kështu pengesën krysore.
Kemi vendosur të nisim procesin e ratifikimit në parlamentin tonë
citohet të jetë shprehur presidenti turk, Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun finlandez Sauli Niinistö.
Një raport mbi spiunazhin në Europë
Dy autorë, pjesë e Agjencisë Surdeze të Kërkimit në Fushën e Mbrojtjes, kanë publikuar një raport paraprak për rastet e gjykimit për spiunazh në Europë në vitet 2010-2021. Nga dokumenti i publikuar rezulton se në 10 vjeçarin e marrë në shqyrtim ka një rritje të rasteve të spiunazhit në Europë nga agjenci të huaja ku dominojnë ato ruse.
Turqia bllokon Suedinë, Finlanda: Aplikojmë më vete për në NATO
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Ka deklaruar se Turqia do të kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas akteve të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.
Është e qartë se ata që lejuan një skandal të tillë jashtë ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin ndonjë favor prej nesh lidhur me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO
është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp. Sipas tij fakti që akti u konsumua para ambasadës turke e shndërron çështjen në një problem fetar dhe kombëtar për Turqinë.
Erdogan jep shifra: Suedia dhe Finlanda duhet të ekstradojnë 130 persona nëse duan të hyjnë në NATO
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda duhet të dorëzojë 130 shtetas turq të cilët ai i quan terroristë, nëse duan që të hyjnë në NATO.
Së pari dhe mbi të gjitha, ata duhet të ekstradojnë rreth 130 terroristë në mënyrë që kërkesa e tyre të kalojë në Parlamentin tonë; për fat të keq ata nuk e kanë bërë këtë gjë ende
është shprehur Erdogan në një takim me të rinj.