Suedia akuzon Iranin për hakerimin e shërbimit të mesazheve

Postuar në 24 Shtator, 2024 15:30

Autoritetet suedeze akuzuan sot Iranin për mijëra mesazhe që u janë dërguar njerëzve në vendin skandinav duke bërë thirrje për hakmarrje për djegien e librit të shenjtë të Islamit në vitin 2023.

Sipas zyrtarëve në Stokholm, sulmi kibernetik u krye nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit, e cila hakoi një shërbim SMS dhe dërgoi "rreth 15 000 mesazhe me tekst në suedisht" mbi djegien në publik të Kuranit, ngjarje që ndodhën gjatë verës së vitit 2023.

Këto incidente, të cilat ndodhën në disa qytete të Suedisë shkaktuan zemërim në botën myslimane dhe rritën frikën e sulmeve nga xhihadistët.

Policia e sigurisë mund të provojë se një grup kibernetik ka vepruar në emër të Gardës Revolucionare iraniane për të kryer një fushatë ndikimi”, tha Shërbimi Suedez i Sigurisë në një deklaratë.

Qëllimi ishte, ndër të tjera, të krijohej një imazh tjetër i Suedisë, si vend islamofobik, në mënyrë që të krijohej përçarje në shoqëri”, thuhet në deklaratë.

Suedia vitin e kaluar ngriti alarmin për terrorizëm pas djegies së Kuranit.

Që një aktor shtetëror, në këtë rast Irani, sipas vlerësimit të policisë së sigurisë, qëndron pas një akti që synon të destabilizojë Suedinë ose të rrisë polarizimin në vendin tonë është sigurisht shumë serioze”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer për Reuters.

Agjencia suedeze tha se i ka identifikuar me emra hakerët pas fushatës me mesazhe, por nuk do të ngrinte akuza.

Meqenëse autorët veprojnë për një fuqi të huaj, në këtë rast Irani, ne bëjmë vlerësimin se mungojnë kushtet për ndjekje penale jashtë vendit ose ekstradim në Suedi”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, nga Irani nuk ka pasur asnjë reagim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.