Turqia bllokon Suedinë, Finlanda: Aplikojmë më vete për në NATO

Postuar në 24 Janar, 2023 12:54

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Ka deklaruar se Turqia do të kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas akteve të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.

Është e qartë se ata që lejuan një skandal të tillë jashtë ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin ndonjë favor prej nesh lidhur me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO

është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp. Sipas tij fakti që akti u konsumua para ambasadës turke e shndërron çështjen në një problem fetar dhe kombëtar për Turqinë.

Ne e dimë se që nga Kryqëzatat, Islami dhe nocioni i « turkut » konsiderohen njësoj dhe ne si komb jemi krenar për këtë. Për më tepër, kjo mendësi është përpjekur për një kohë të gjatë të legjitimojë organziata terroriste nën preteksin e demokracisë

ka shtuar ai.

Duket se në përplasje të tilla të inskenuara, Erdogan po mbjell elementë të fushatës elektorale ndërkohë që në pamundësi për të marrë një po për momentin për Suedinë, në media po qarkullon ideja që Finlanda të anëtarësohet pavarësisht bllokimit të fqinjit të saj. Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ka deklaruar për televizionin “Yle” se kërkesa e vendit të tij, dorëzuar në bllok me Suedinë duhet rikonsideruar për t’u bërë më vete për shkak se “duhet parë evolucioni i situtës”.

Comments

Submitted by Adnan (not verified) on

Ne nje situate hipotetike nese Suedia anetaresohet ne NATO dhe ruset hedhin disa rraketa apo sulmojne ndonje fshat prane kufirit suedez, Suedia do kerkoje sbatimin e artikullit 5. Dhe ne mes te ushtareve europiane qe mund tu shkojne ne ndihme suedezeve duke llogarit qe mund te lene shpirtin atje, padyshim jane edhe batalionet turke.
A e imagjinon dot tani qe perpara se te rreshtohet batalioni turk, te dale nje mbeshtetes suedez i te drejtes se fjales, dhe te djege Kuranin para tyre, sipas ministrit suedez te mbrojtjes, "ne konceptin suedez" kushdo duhet ta kete kete te drejte, pavaresisht se qeveria nuk behet pale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.