Riatdhesimi vullnetar, Suedia paguan emigrantët që largohen
Suedia do t’ua lehtësojë kthimin në vendet e tyre emigrantëve që nuk kanë arritur të integrohen në shoqërinë suedeze. Një propozim i dorëzuar nga Ministrinë e Emigracionit parashikon që refugjatëve dhe migrantëve që kthehen t’u jepet një pagesë një herë prej 10 000 kronash suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5 000 për fëmijë, plus kostot e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.
E ashtuquajtura skema e "riatdhesimit vullnetar", mund të zgjerohet më vonë, pasi një komision hetimor ka rekomanduar që në të të përfshihen jo vetëm ata që kanë leje qëndrimi– por edhe shtetasit suedezë të natyralizuar dhe anëtarët e familjeve të tyre.
Skema parashikon që emigrantët që nuk kthehen mbrapsht, të kthejnë paratë.
“Propozimi do të shqyrtohet në Ministrinë e Drejtësisë,” shkroi ministrja e Migracionit, Maria Malmer Stenergard në X.
Të huajt në Suedi janë dyfishuar në numër në dy dekadat e fundit dhe, që nga viti 2023, kanë arritur në mbi 2.15 milionë, që është më shumë se një e pesta e totalit të vendit. Megjithatë, pasi pranoi një numër rekord emigrantësh në vitin 2015, Stokholmi vendosi kufizime, duke i bërë politikat e saj të emigrimit ndër më të ashprat në Evropë.
Si rezultat, vitin e kaluar, për herë të parë në më shumë se pesë dekada, më shumë njerëz u larguan nga Suedia sesa mbërritën, sipas Stenergard. “Ne shohim se shumë emigrojnë edhe pa marrë mbështetje,” tha ajo. “Kohët e fundit kam paraqitur shifra që tregojnë se vitin e kaluar kemi parë emigracion neto për herë të parë në mbi 50 vjet.”
“Për ata që nuk janë integruar në shoqërinë suedeze, migrimi i kthimit mund të jetë një mënyrë për të krijuar një jetë më të mirë për veten e tyre,” shtoi ajo. “Është një nga mënyrat e shumta për të arritur imigracionin e qëndrueshëm që forcon integrimin dhe redukton përjashtimin.”
Add new comment