Të kemi kujdes kur flasim për pezullimin e Hungarisë

Postuar në 09 Gusht, 2024 19:33

Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të bëjë kujdes në deklarimet e veta ndaj Hungarisë.

Siç e dini pezullimi i një vend inga zona Shengen është hapi I parë drejt pezullimit nga BE. Do të isha i kujdesshëm rreth deklarimeve mbi pezullimin e vendeve nga BE-ja. Europa nuk duhet ta distancojë veten nga hungarezët

u shpeh ai para reporterëve.

Qëndrimi i Tusk, njeriu kryesor i BE-së në Poloni, vjen pas disa hamendësimeve se Brukseli mund të pezullojë Hungarinë nga Shengen, pas vendimit të kësaj të fundit për të lehtësuar vizat për rusët dhe bjellorusët.

Pati zëra se me këtë hap, “sabotatorët rusë do ta kenë më të lehtë për lëvizur në BE”, por është fakt se qëndrimet ndaj Budapestit nisën sidomos me lëvizjen e Orban që vizitoi Rusinë dhe Kinën, në cilësinë e presidencës së radhës të BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.