Nismë për t’i hequr Hungarisë të drejtën e votës në KE

Postuar në 16 Korrik, 2024 15:57

Një grup prej 63 anëtarësh të Parlamentit Evropian kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës në Këshillin e BE-së, ku ajo aktualisht mban presidencën.

Sipas Politico.eu, në një letër dërguar shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thuhet se Orban "tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur rolin e Presidencës së Këshillit".

"Kjo kërkon veprime reale, të tilla si pezullimi i të drejtës së votës së Hungarisë në Këshill, pasi praktika ka treguar se dënimet e thjeshta verbale të kësaj situate nuk kanë asnjë efekt," citohet letra e eurodeputetëve.

Letra vjen vetëm pak orë pasi shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, anuloi vizitën e bordit të KE në Hungari dhe uli nivelin e përfaqësimit në takimet jozyrtare të Këshillit të BE nën presidencën hungareze. Ky vendim është i paprecedentë në historinë e BE-së.

Hungaria e mori presidencën e BE-së në ditën e parë të korrikut. Kryeministri Viktor Orban udhëtoi fillimisht drejt Moskës, e më pas në Kinë e SHBA në datat 2-11 korrik. Diskutimi i iniciativave të mundshme të paqes pa përfshirjen e Komisionit Evropian dhe madje edhe pa autorizimin e Brukselit shkaktoi zemërim në udhëheqjen e BE-së, të cilët i panë nismat e tij si minim të unitetit evropian dhe politikës së Komisionit Evropian për të mbështetur Ukrainën.

Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian nxituan të sqarojnë se Orban nuk është mandatuar nga BE-ja për të negociuar me Rusinë.

Parlamenti Evropian ishte i pari që vendosi “sanksione” kundër Hungarisë kur njoftoi se, në kundërshtim me traditën, Orban, si kryeministër i presidencës së BE-së, nuk do të ftohet në seancën e parë të Parlamentit Evropian në Strasburg më 16-19 korrik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.