Orban thyen embargon diplomatike ndaj Moskës: Paqja nuk do të vijë vetë
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur fjalën dhe sapo ka marrë presidencën e Bashkimit Europian, ka vizituar Moskën. Agjencia “Tass” cilëson se ai është i pari lider perëndimor që viziton kryeqytetin rus që nga prilli 2022, pra dy muaj pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. Nëse qëndrimet e palës ruse janë të njohura, Orban nga ana e vet ka shpalosur mendimet e veta për krizën e tanishme, duke marrë një pozicion që e vendos Perëndimin në një situatë jo shumë të mirë. Për Orban kriza ukrainase nuk do të zgjidhet dot pa diplomaci dhe në këtë konteskt “Hungaria nuk do t’i kushtojë vëmendje kritikës europiane ndaj vizitës së tij”.
Paqja nuk do të vijë vetë, ne duhet të punojmë për të. Kjo është arsyeja pse isha në Kiev këtë javë dhe pse jam tani në Moskë
citohet Orban.
Sipas tij numri i vendeve që kanë kontakt me të dyja shtetet në konflikt po bie dhe në Europë, Hungaria mund të mbetet së shpejti i vetmi vend.
Add new comment