bota
Varianti danez i Covid-19 mund të jetë rezistent ndaj vaksinës
Variante të reja të Covid-19 vijojnë të zbulohen në vende të ndryshme. Dy ditë pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Los Anxhelosit njoftoi se varianti britanik, i njohur si B.1.1.7, ishte identifikuar në rajon, Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë zbuloi se edhe një tjetër variant më pak i njohur kishte qarkulluar në vend. I njohur si L452R, ky variant është shfaqur fillimisht në Danimarkë në mars.
Facebook dorëzohet, do t'i bindet ligjit të ri të Turqisë
Pak javë pasi Turqia paralajmëroi sanksione në rast se Facebook nuk do të respektonte ligjin e ri në vend, rrjeti social është dorëzuar. Facebook ka njoftuar emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Turqi. Rrjeti social amerikan, së bashku me kompanitë e tjera të mëdha dixhitale, si Twitter dhe YouTube, ishin ndëshkuar me gjoba në vlerë miliona dollarë për mosrespektim të ligjit, në fuqi që nga tetori. OJQ-të dhe opozita turke e kanë kundërshtuar këtë ligj.
Signal zgjidh problemet teknike pas dyndjes së përdoruesve që braktisën Whatsapp-in
Platforma e mesazheve, Signal, u ka dhënë fund problemeve teknike, të cilat u bënë pengesë për shërbimin, pasi shumë përdorues të rinj u bënë pjesë e saj.
Të premten, shumë përdorues raportuan se mesazhet që nuk dërgonin si nga versioni mobile edhe ai desktop i aplikacionit nuk shkonin te marrësi.
Ka pasur rritje të interesit nga ana e përdoruesve të rinj që kur rivali i saj, WhatsApp, zbuloi kushtet e reja të privatësisë javën e kaluar.
Qindra emigrantë në kampin boshnjak, në kushte të vështira jetese në -15 gradë
Qindra migrantë në veriperëndim të Bosnjës janë në kushte të vështira jetese, një situatë që është përkeqësuar nga temperaturat e ulëta. Parashikimet janë që ato do të bien deri në -15C. Individë dhe familje, disa me fëmijë të vegjël, janë bllokuar afër kufirit me Kroacinë, një zonë që shërben shpesh si porta hyrëse në Europë.
"Situata është shumë e keqe", thotë për Euronews Muhamed Khan, emigrant afgan.
"Moti është shumë i ftohtë. Nuk kemi ujë. Hasim vështirësi në çdo gjë".
Referendumi, zviceranët do të vendosin vetë për karantinën dhe masat kufizuese
Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të vihet në provë sërish këtë vit. Referendumi i radhës ka të bëjë me kompetencat e qeverisë për të vendosur për karantinën dhe masat e tjera që kanë synim frenimin e pandemisë Covid-19.
Vendi alpin me 8.5 milionë banorë e ndjek shpesh praktikën e referendumeve. Me anë të tyre, qytetarëve u jepet mundësia për të vendosur në lidhje me një sërë çështjesh që i prekin ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mjafton që peticioni të marrë numrin e mjaftueshëm të firmave për t’i hapur dritën jeshile një referendumi.
Sondazhi i Axios: Amerika po ndahet
Zhvillimet e javëve të fundit i kanë bindur amerikanët se vendi po përçahet. Dhe këtë bindje e kanë si demokratët, edhe republikanët. Një sondazh i kryer së fundmi nga Axios-Ipsos gjeti se 4/5 e tyre mendojnë se Amerika po shkon drejt ndarjes. 22% e demokratëve dhe 19% e të pavarurve thonë se nuk janë krenarë që janë amerikanë.
Macron tenton uljen e tensioneve me Turqinë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas kreut të diplomacisë turke, letra është një përpjekje për të përmirësuar lidhjet e prishura së fundmi. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, është e pritshme një marrëveshje Ankara-Paris, me fokus në katër çështje kryesore, që përfshijnë divergjencat që dy vendet kanë mbi konfliktet rajonale, përkatësisht ato në Siri dhe Libi.
Varianti i ri i Covid-it në Brazil infekton edhe ata që e kanë kaluar njëherë
Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Brazil. Ky variant mund të infektojë ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19.
Britania po përgatitet të ndalojë udhëtimet drejt Brazilit për shqetësimet në lidhje me importimin e variantit të ri.
Kjo masë pason një rritje të madhe të rasteve në Manaus, një qytet që besohej se ishte pranë arritjes së imunitetit të tufës nga vala e parë. Hulumtimi i botuar vitin e kaluar sugjeroi që 76 për qind e njerëzve në Manaus ishin prekur deri në tetor.
Si u përfshi qeveria belge në kontrabandën e emigrantëve
Një anëtar i këshillit bashkiak të Mechelen-it në Belgjikë u dënua me 8 vjet burg për kontrabandë njerëzore. Melikan Kucam vjen nga radhët e partisë nacionaliste, New Flemish Alliance (NVA). Në vitin 2015, atij iu dha e drejta nga sekretari i atëhershëm shtetëror belg për azil dhe migrim, Theo Francken (gjithashtu i NVA) për të përpiluar listat e të krishterëve sirianë.
Raporti i aktivistëve të të drejtave të njeriut: Izraeli është një regjim aparteidi
Një grup për të drejtat e njeriut në Izrael ka publikuar një letër që pritet të provokojë polemika të ashpra.