bota

Rusia dëbon ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë  

Postuar në 05 Shkurt, 2021 16:30

Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, me pretendimin se kanë qenë pjesë e protestave pro-Aleksei Navalny-t.

Vendimi vjen në të njëjtën ditë që shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore.

Smartmatic padit Fox News për dezinformim, kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim

Postuar në 05 Shkurt, 2021 12:28

Smartmatic ka paditur Fox News për përhapje lajmesh të rreme, duke kërkuar dëmshpërblim 2.7 miliardë dollarë.  Kompania e sistemeve elektronike është akuzuar shpesh për manipulim në zgjedhjet presidenciale dhe disa prej zërave që i kanë përsëritur këto akuza janë shfaqur në Fox News. Smartmatic, e cila është është shpallur fituese për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, pretendon se është dëmtuar nga këto akuza.

SHBA tërheq mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite në Jemen

Postuar në 04 Shkurt, 2021 23:34

Amerika nuk do të mbështesë më fushatën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen. Presidenti Joe Biden kërkoi të enjten që lufta më shumë se gjashtëvjeçare, e parë gjerësisht si një konflikt ndërmjet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, të marrë fund. Timothy Lenderking, diplomat veteran, është emëruar në postin e të dërguarit special të SHBA për Jemenin në përpjekje për të rritur kapacitetet diplomatike dhe "për t'i dhënë fund luftës në Jemen, një luftë e cila ka krijuar katastrofë humanitare dhe strategjike".

Danimarka aplikon pasaportën e vaksinës

Postuar në 04 Shkurt, 2021 11:43

Danimarka bëhet vendi i parë që vë në jetë planin për një pasaportë digjitale të vaksinimit. Brenda shkurtit, danezët mund të kontrollojnë statusin e tyre online dhe të printojnë certifikatat e vaksinimit.

Ministri danez i Financave, Morten Bodskov, tha se pasaporta digjiitale e vaksinës është një mënyrë përmes të cilës mund të rimëkëmbet ekonomia.

Numri më i ulët i fluturimeve në historinë e aviacionit

Postuar në 04 Shkurt, 2021 10:57

Kufizimet që vendosën pjesa më e madhe e vendeve të botës vitin e kaluar reduktoi fluturimet në mënyrë drastike. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) thotë se përgjatë 2020, trafiku i pasagjerëve ra me dy të tretat. "Viti 2020 solli një sfidë të paparë për industrinë e linjave ajrore për shkak të kufijve të mbyllur dhe kontrolleve të rrepta të udhëtimit - të gjitha efektet e pandemisë", tha IATA.

"Në vitin 2020 në tërësi, trafiku i pasagjerëve ra me 66 për qind - deri tani rënia më e madhe në historinë e aviacionit."

Qeveri teknike në Itali, vjen Super Mario

Postuar në 03 Shkurt, 2021 12:45

Dritë në fund të tunelit për krizën politike të radhës në Itali. Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, shihet si çelësi i zgjidhjes së krizës. Draghi takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, i cili e ka bërë të qartë domosdoshmërinë për një qeveri jo-politike që do të udhëheqë Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit. Palët erdhën në këtë konkluzion pasi përpjekjet për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte dështuan përfundimisht.

Sputnik V jep imunitet për më shumë se dy vjet

Postuar në 03 Shkurt, 2021 11:08

Në një studim të botuar në “Lancet”, shkencëtarët konfirmuan të martën se vaksina ruse, Sputnik V, është efektive në 91.6% të rasteve. Kësaj i shtohet edhe afati i imunizimit që jep ajo, që sipas kreut të laboratorit ku u zhvillua, shkon të paktën deri 2 vjet.

Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze

Postuar në 02 Shkurt, 2021 13:08

Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i "Grupit Alibaba" nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News.

Zbulohet fosili më i hershëm i një organizmi mbi Tokë

Postuar në 01 Shkurt, 2021 15:15

Është 635 milionë vjet e vjetër dhe i ngjan një kërpudhe. Fosili më i vjetër i një organizmi tokësor i përket kohës para shfaqjes së dinosaurve. Një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” reflekton punën e bërë nga studiuesit e American Tech College of Science, e koordinuar nga Shuhai Xiao, së bashku me Akademinë Kineze të Shkencave, Universitetin Guizhou të Kinës dhe Universitetin Amerikan të Cincinnati-t.

Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr kontrollin e vendit

Postuar në 01 Shkurt, 2021 11:34

Në Mianmar, ushtria ka marrë kontrollin e vendit me anë të një grushti shteti. Me anë të një suklmi të befasishëm mëngjesin e së hënës, ushtria vuri nën kontroll institucionet dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë të lartë të qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - bota