Rusia dëbon ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë
Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, me pretendimin se kanë qenë pjesë e protestave pro-Aleksei Navalny-t.
Vendimi vjen në të njëjtën ditë që shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se diplomatët morën pjesë në demonstrata të paligjshme në mbështetje të kritikut të Kremlinit Navalny më 23 janar.
Rusia e konsideron këtë një veprim "të papranueshëm dhe të papajtueshëm me statusin e tyre diplomatik".
Vendimi i papritur i Rusisë mund të pasohet me masa reciproke.
Suedia ishte e para që reagoi, duke e lënë të kuptohet këtë gjë.
Stokholmi e cilëson vendimin e Moskës "plotësisht të pabazuar" dhe hedh poshtë akuzat ruse se ambasadori kishte marrë pjesë në një demonstratë pro Navalnit.
Ministria e Jashtme Suedeze "rezervon të drejtën për të reaguar në mënyrë të përshtatshme", tha ajo në një deklaratë me shkrim për AFP.
Add new comment