bota
Dakordësi europiane për reformën ePrivacy
Pas katër vjet bisedimesh, vendet anëtare të BE ranë dakord mbi reformën ePrivacy. Tani, presidenca portugeze e BE-së mund të nisë negociatat me Parlamentin Evropian mbi tekstin përfundimtar të projektligjit.
Hungaria mbyll radion e vetme të pavarur
KlubRadio, radio e fundit e pavarur hungareze mbylli transmetimin në mesnatë. Në një përballje me qeverinë e Oban, radioja la frekuencën analoge të përdorur deri tani. Por Andras Arato, drejtori dhe pronari i transmetuesit, nuk u dorëzua dhe filloi transmetimin në platformën e internetit të radios duke transmetuar “Himnin e gëzimit”, himni zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton gazeta e pavarur online “Indeksi”. Kjo ishte një sfidë e hapur për Orban, në një kohë që edhe BE-ja është shprehur "seriozisht e shqetësuar" në lidhje me këtë hap.
Spanjë, separatistët rriten në zgjedhjet rajonale
Zgjedhjet rajonale të mbajtura të dielën u dhanë më shumë fuqi partive separatiste në Katalonjë.
Partia Socialiste pro-bashkimit, e udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, mori numrin më të madh të votave duke siguruar një fitore të ngushtë. Megjithatë, për të formuar qeveri do t’I duhen aleatë.
Me 99% të votave të numëruara, të tre partitë kryesore që kërkojnë pavarësinë nga Spanja zgjeruan praninë në parlamentin rajonal në 135 vende nga 74. Në 2017, ata patën fituar 70 vende.
Lëkundja 7.3 ballë në Japoni, një pasgoditje e tërmetit të marsit 2011
Një tërmet 7.3 ballë goditi dje brigjet e Tohokut në Japoni, e njëjta zonë që në 2011 u regjistrua tërmeti shkatërrues që u pasua nga një cunami dhe incidentet në centralin bërthamor. Fatmirësisht, tërmeti i së shtunës nuk shkaktoi viktima, por vetëm 120 të plagosur dhe shkëputjen e energjisë elektrike për disa orë. Sizomologët thonë se tërmeti i djeshëm ishte një pasgoditje e tërmetit shkatërrues të 2011-s.
Senati dështon në përpjekjen për të dënuar Trump
Senati amerikan nuk arriti shumicën e nevojshme për të dënuar ish-presidentin Donald Trump. Duheshin dy të tretat e votave të senatorëve (67 vota) për të shpallur Trump fajtor për akuzën e nxitjes së kryengritjes lidhur me trazirat në Capitol Hill, më 6 janar, raporton BBC.
Franca dhe Rusia varrosin të vrarët në luftë 200 vjet pas mundjes së Napoleonit
Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike të Napoleonit nga Moska në 1812 u varrosën sot, duke shënuar një moment të rrallë uniteti midis dy vendeve. Zyrtarët dhe pasardhësit e udhëheqësve ushtarakë rusë dhe francezë të shekullit të XIX u mblodhën për një ceremoni në perëndim të Rusisë për të rivarrosur eshtrat e 126 personave të vrarë në një nga betejat më të përgjakshme të fushatës ruse të Napoleonit.
Rusia gjobit Evropën e Lirë me 150 mijë dollarë
Rusia ka gjobitur radion Evropa e Lirë me 150 mijë dollarë. Transmetuesi shtetëror amerikan RFE/RL u gjobit nga një gjykatë ruse pasi nuk ka deklaruar në rrjetin e saj të faqeve të internetit se janë regjistruar si "agjentë të huaj" - një detyrim ligjor.
Sipas Roskomnadzor, rregullatori i medias ruse, ka pasur 166 raste të mosrespektimit të deklarimit të statusit. Deri më tani, gjykatat kanë shqyrtuar 40 prej tyre dhe kanë vendosur kundër RFE / RL në secilën prej tyre.
Një histori e shkurtër e pandemisë më të keqe që ka njohur njerëzimi
Ndërsa bota vijon betejën me COVID-19, shifrat janë larg statistikave të zymta të pandemisë më vdekjeprurëse të historisë – murtajës së zezë. E quajtur ndryshe vdekja e zezë, kjo sëmundje goditi Evropën dhe Azinë në mes të viteve 1300, ndërsa shpërthime të tjera ka pasur edhe në shekujt që pasuan. Murtaja vrau rreth një të tretën e popullsisë evropiane kur filloi - gati 20 milionë njerëz. Brenda disa viteve, numri i viktimave arriti deri në 200 milionë viktima në të gjithë botën.
BE i mbyll “derën” vaksinës ruse
Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të përfshijë Sputnik V në spektrin e vaksinave që po përdoren për të imunizuar popullatën europiane. Ajo që deri tani është lënë të kuptohet, përfundimisht është thënë me zë nga zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.
Turqia shpalos ambicien hapësinore
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan zbuloi të martën një program ambicioz 10-vjeçar hapësinor për vendin e tij që përfshin misione në Hënë, dërgimin e astronautëve turq në hapësirë dhe zhvillimin e sistemeve satelitore të zbatueshme ndërkombëtarisht.
Erdogan thotë se Turqia planifikon të vendosë "një kontakt të parë me Hënën" në 2023, kur vendi shënon 100-vjetorin e themelimit të republikës turke.