bota
Partia e Orban largohet nga PPE
Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, është tërhequr nga Partitë Popullore Evropiane, PPE. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri të ditur vendimin përmes një letre dërguar kryetarit të grupit parlamentar të PPE-së, Manfred Weber, letër të cilën e postoi në Twitter një nga ministrat e tij.
Irak, sulmohet me raketa baza ushtarake ku strehohen trupat amerikane
Të paktën 10 raketa vunë në shënjestër një bazë ushtarake në Irakun perëndimor, ku janë të stacionuara trupat e koalicionit të drejtuara nga SHBA, raporton Associated Press.
Raketat goditën bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Anbar në 7:20 të mëngjesit, ndërsa nuk është e saktë nëse ka viktima.
President me para të pista, burg për vajzën e eurodeputetit Trajan Basescu
Ish-ministrja rumune e Turizmit dhe vajza e ish-presidentit Traian Basescu janë dënuar për korrupsion.
Ish-ministrja Elena Udrea – bashkëpunëtore dhe aleate e ngushtë politike e Presidentit Basescu - u dënua me tetë vjet burg për nxitje të korrupsionit nga Gjykata e Apelit e Rumanisë.
Ioana Basescu, vajza e ish-presidentit, u gjet fajtore për mbledhjen dhe pastrimin e parave që u përdorën më pas për të paguar për fushatën zgjedhore presidenciale të babait të saj në 2009. Ajo u dënua me pesë vjet burg.
Të dyja i kanë hedhur poshtë akuzat.
Belgjika del kundër pasaportës së vaksinës
Ministrja e Jashtme belge është zëri i radhës që kërkon qartësi në lidhje me pasaportën e vaksinës. Sophie Wilmes është shprehur se vaksinimi kurrsesi nuk duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes në Evropë", siç synon pasaporta digjitale evropiane COVID-19.
Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE
Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.
“Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme", citohet Kurz nga agjencia APA.
Ish-presidenti francez dënohet me tre vjet burg për korrupsion
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall sot fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm dhe u dënua me tre vjet burg. Megjithatë, 66-vjeçari Sarkozy ka të drejtën të kërkojë që dënimi i tij me burg - prej të cilit dy vjet janë pezulluar - të konvertohet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.
Sarkozy bëhet kështu ish-lideri i dytë francez që i jepet dënim me burg. Paraardhësit të tij në Elysée, Jacques Chirac, iu dha një dënim me dy vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion ndërsa shërbente si kryetar i Bashkisë së Parisit.
Misteri i liqenit të skeleteve në një nga malet më të larta të Indisë
Prej vitit 1942, kur u zbuluan për herë të parë, mbetjet e 600-800 njerëzve në liqenin Roopkund kanë tërhequr vëmendjen e antropologëve dhe shkencëtarëve. Liqeni ndodhet 5 029 metra mbi nivelin e detit, në një nga mallet më të larta të Indisë. Ai është i mbuluar nga bora në pjesën më të madhe të vitit, por kur ajo shkrin, në sipërfaqe dalin skeletët njerëzorë, një pjesë e të cilëve janë ende të veshur me mish. Një teori e vjetër i lidh këto mbetje me mbretin indidan, gruan e tij dhe shërbëtorët, të cilët u zhdukën gjatë një stuhie 870 vjet më parë.
Italia do të vaksinojë edhe të shëruarit nga Covid-19
Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.
Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht 2 387 032 persona.
Itali, "raprezalje" administrative ndaj platformave të shpërndarjes së ushqimit
Prokurorët e Milanos dhe Inspektorati Italian i Punës kanë urdhëruar katër platforma kryesore të shpërndarjes së ushqimit të punësojnë plotësisht mbi 60 000 korrierë dhe të paguajnë një gjobë total prej 733 milionë €.
Shpërndarësit, të cilët kanë punuar për Uber Eats, Glovo, Just Eat dhe Deliveroo në Itali nga 2017 në 2020 tani duhet të trajtohen si "punëtorë të koordinuar dhe të vazhdueshëm", deklaruan prokurorët.
Pamjet satelitore zbulojnë planet e Izraelit për të rinovuar qendrën e kërkimit bërthamor
Qendra e Kërkimit Bërthamor Negev e Izraelit, e cila sipas raportimeve të huaja strehon programin e padeklaruar të armëve atomike të vendit, i është nënshtruar atij që konsiderohet projekti i tij më i madh i ndërtimit në dekada.