bota

Orban në kërkim të aleatëve në Europë

Postuar në 19 Mars, 2021 18:17

Pasi doli nga PPE, Viktor Orban është në kërkim të aleatëve. Në listën e këtyre të fundit është padyshim Matteo Salvini i Lega-s në Itali. Në një intervistë për radion publike hungareze, Oban tha se së shpejti do të takohet me Salvinin dhe kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki, për të diskutuar mbi krijimin e një partie të re nacionaliste në Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, Fidesz, partia e Orban, njoftoi largimin nga Partia Popullore Evropiane. Ai e bëri këtë lëvizje pas disa paralajmërimeve për përjashtimin e partisë së tij nga PPE.

Marrëveshja sekrete e Biden: Të jap vaksinën, ndalo emigrantët

Postuar në 19 Mars, 2021 10:44

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i  japin Meksikës 2.5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Ajo që duket si përgjigjja e dhënë kërkesës për ndihmë nga presidenti meksikan në fakt rezulton një marrëveshje e tipit “më jep të të jap”. Donacioni përkon me një seri kërkesash që administrata e Bidenit i ka dërguar vendit fqinj për të kufizuar krizën e migrantëve përgjatë kufirit.

BE i vë sanksione Kinës për herë të parë pas 30 vitesh

Postuar në 18 Mars, 2021 13:48

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të sanksionojnë katër zyrtarë kinezë dhe një organizatë, lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime në Xinjiang. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të votojnë për këtë më 22 mars.

Sanksionet janë praktisht ndalim i udhëtimit dhe ngrirje e aseteve financiare. Emrat e zyrtarëve kinezë nuk janë bërë ende të ditur.

"Masat kufizuese janë kundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve të miratuara", i tha një diplomat i BE-së agjencisë Reuters.

Biznesi i madh i vaksinave, 150 miliardë vetëm gjatë vitit 2021

Postuar në 17 Mars, 2021 14:41

 

Steve Banon dështon edhe në Itali

Postuar në 17 Mars, 2021 12:45

Dështon përpjekja e Steve Banon për të ngritur një akademi të së djathtës në Itali. Këshilli i Shtetit i Italisë vendosi të hënën kundër Institutit Dignitas Humanae (DHI), i mbështetur nga Bannon dhe përpjekjes së tij për të ngritur një akademi në një abaci 800-vjeçare.

Gjenden në Izrael fragmente të një Bible të shekullit II

Postuar në 16 Mars, 2021 22:15

Fragmente të Biblës janë gjetur në një shpellë në shkretëtirën e Judës në Izrael. Zbulimi i parë që nga vitet 1950, ato i përkasin rreth 2000 viteve më parë. Një ekip nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA), i cili që nga viti 2017 ka gërmuar në disa shpella në këtë zonë, thatësia proverbiale e së cilave e favorizon ruajtjen, ka gjetur fragmente në greqisht nga periudha e Bar Kokhba, njeriu që në shekullin e dytë pas Krishtit udhëhoqi revoltën e tretë hebraike kundër Perandorisë Romake.

SHBA, dy ligje mund t’u japin shtetësinë miliona emigrantëve të paligjshëm

Postuar në 16 Mars, 2021 13:50

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, pritet të votojë dy ligje të emigracionit, që do t’u hapin rrugën e marrjes së shtetësisë miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë punëtorët e fermave dhe emigrantët e rinj, të njohur si "ëndërrimtarë". Ndërkohë, liderët e Kongresit pritet të diskutojnë planin e plotë të emigracionit të Presidentit Joe Biden dhe hapat e parë proceduralë mund të hidhen të martën. Republikanët po e zhvendosin vëmendjen e tyre në sulmin ndaj Biden për një rritje të re të arritjeve në kufirin SHBA-Meksikë.

Krateri më i vjetër në botë nuk është krater

Postuar në 15 Mars, 2021 20:59

Ai që mendohej se ishte krateri më i vjetër në botë mund të mos jetë fare krater. Në vitin 2012, një studim doli në përfundimin se struktura Maniitsoq në Groenlandë është një krater i krijuar nga një meteor i rënë në Tokë afërsisht tre miliardë vjet më parë. Tani studiuesit nga Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Groenlanda thonë se ky pretendim bie poshtë.

Sipas rezultateve të studimit të tyre, botuar më 1 mars në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, shkencëtarët nuk gjetën prova të proceseve të përmendura nga kolegët e tyre.

Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë

Postuar në 15 Mars, 2021 14:23

Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.

Çmimi i lartë lë offline gjysmën e përdoruesve të 4G

Postuar në 14 Mars, 2021 14:02

Rrjeti 4G mbulon me shërbim rreth 85% të popullsisë së botës. Megjithatë, gati gjysma e tyre ishin offline në vitin 2020.

Një analizë e kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Aleanca për Internet të Përballueshëm (A4AI) tregon se kostot e larta për aksesin në internet mbeten një nga pengesat kryesore për të përdorur shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në botë. Çmimet e linjës së lëvizshme dhe asaj fikse janë në rënie, por gjithsesi mbeten shumë të larta, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Pages

Subscribe to RSS - bota