Orban në kërkim të aleatëve në Europë
Pasi doli nga PPE, Viktor Orban është në kërkim të aleatëve. Në listën e këtyre të fundit është padyshim Matteo Salvini i Lega-s në Itali. Në një intervistë për radion publike hungareze, Oban tha se së shpejti do të takohet me Salvinin dhe kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki, për të diskutuar mbi krijimin e një partie të re nacionaliste në Bashkimin Evropian.
Një ditë më parë, Fidesz, partia e Orban, njoftoi largimin nga Partia Popullore Evropiane. Ai e bëri këtë lëvizje pas disa paralajmërimeve për përjashtimin e partisë së tij nga PPE.
Megjithatë, duket se lideri i Legës, Matteo Salvini, nuk e ka prioritet të momentit një lëvizje të tillë. "Unë po merrem shumë konkretisht me vaksinat dhe rimbursimet për kompanitë italiane. PËr atë që do të ndodhë në Evropë do të flasim më vonë”, ka thënë Salvini gjatë një deklarate për gazetarët. "Urgjenca ime janë vaksinat, shëndeti dhe rimbursimet për italianët, asgjë tjetër", iu përgjigj ai pyetjes nëse do të ketë një takim së shpejti.
Add new comment