Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë
Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.
Sipas gazetës gjermane, bisedimet po zhvillohen përpara takimit të planifikuar të ministrave të Jashtëm evropianë, më 25 mars. Në këtë takim, kërkesat turke mund të shfaqen në rendin e ditës, mes shqetësimeve për një valë të re refugjatësh menjëherë pasi pandemia të ngadalësohet.
Këto kërkesa përfshijnë një zgjerim të marrëveshjes doganore, diçka që Berlini thuhet se është i prirur ta pranojë, pavarësisht kundërshtimeve nga Athina, megjithëse jo brenda kontekstit të një marrëveshjeje të re migrimi, shkruan “Handelsblatt”.
Ankaraja thuhet gjithashtu se po kërkon që asaj t'i jepet më shumë kontroll mbi mënyrën e përdorimit të fondeve nga Bashkimi Evropian për refugjatët, si dhe për një samit europian mbi çështjen e migracionit, që ajo kërkon të mbahet në korrik.
Duke cituar burime diplomatike greke, “Handelsblatt” shkruan se lidhur me negociatat midis Berlinit dhe Ankarasë ka qasje të ndryshme nga Athina, e cila kërkon më shumë presion ndaj Turqisë për të mbajtur pjesën më të madhe të marrëveshjes ekzistuese të 2016-s, veçanërisht pikat që lidhen me kthimet.
Add new comment