Steve Banon dështon edhe në Itali
Dështon përpjekja e Steve Banon për të ngritur një akademi të së djathtës në Itali. Këshilli i Shtetit i Italisë vendosi të hënën kundër Institutit Dignitas Humanae (DHI), i mbështetur nga Bannon dhe përpjekjes së tij për të ngritur një akademi në një abaci 800-vjeçare.
DHI kishte planifikuar një program studimi lidershipi, për aktivistët katolikë të djathtë në Trisulti Charterhouse në Collepardo, në jug të Romës. Vendasit u përgjigjën me protestë, ndërsa Ministria italiane e Kulturës – në varësi të të cilës është abacia - tërhoqi licencën e saj në 2019 për shkelje të detyrimeve kontraktuale, duke hapur kështu disa beteja ligjore.
Në një deklaratë pas vendimit të së hënës, ish-strategjisti i fushatës së Donald Trump, Steve Bannon, tha se do të "apelojë dhe të fitojë".
Akademia ishte pjesë e vizionit - kryesisht të parealizuar - të Bannon për të bashkuar populistë nga e gjithë Evropa dhe ngjalli interes te figura të shquara të ekstremit të djathtë si ish-ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini.
Add new comment