President me para të pista, burg për vajzën e eurodeputetit Trajan Basescu
Ish-ministrja rumune e Turizmit dhe vajza e ish-presidentit Traian Basescu janë dënuar për korrupsion.
Ish-ministrja Elena Udrea – bashkëpunëtore dhe aleate e ngushtë politike e Presidentit Basescu - u dënua me tetë vjet burg për nxitje të korrupsionit nga Gjykata e Apelit e Rumanisë.
Ioana Basescu, vajza e ish-presidentit, u gjet fajtore për mbledhjen dhe pastrimin e parave që u përdorën më pas për të paguar për fushatën zgjedhore presidenciale të babait të saj në 2009. Ajo u dënua me pesë vjet burg.
Të dyja i kanë hedhur poshtë akuzat.
Udrea ishte kthyer në vend në 2019 pas më shumë se një viti arrati në Kosta Rika. Dy politikanë të tjerë dhe një biznesmen kanë qenë të përfshirë në pastrimin e paligjshëm të më shumë se 300 000 €, sipas prokurorëve.
Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet edhe më tej. Prokurorët fillimisht kishin kërkuar një dënim me 12 vjet për Udrea dhe 15 vjet për Basescu.
Traian Bashesku, i cili shërbeu si president i Rumanisë nga 2004 në 2014, është aktualisht eurodeputet për Partinë Popullore Evropiane.
Sipas Transparency International, Rumania është një nga vendet anëtare më të korruptuara të Bashkimit Evropian.
Add new comment