Belgjika del kundër pasaportës së vaksinës

Postuar në 02 Mars, 2021 15:03

Ministrja e Jashtme belge është zëri i radhës që kërkon qartësi në lidhje me pasaportën e vaksinës. Sophie Wilmes është shprehur se vaksinimi kurrsesi nuk duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes në Evropë", siç synon pasaporta digjitale evropiane COVID-19.

Sipas Wilmès, ideja e "një sistemi të standardizuar evropian që lejon çdo individ të mbledhë informacion në lidhje me vaksinimin dhe testet e tij në një dokument të vetëm dixhital (certifikatë)", është e mirë.

Sidoqoftë, një pasaportë kalon përtej "qëllimit të një çertifikate" pasi kjo e fundit tregon nëse jeni vaksinuar apo keni rezultuar negativ nga testi, ndërsa një pasaportë mund të nënkuptojë kufizim të udhëtimit.

"Respektimi i parimit të mos-diskriminimit është edhe më thelbësor sepse vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe aksesi në vaksina nuk është bërë ende universal", citohet Wilmes nga Euractiv.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, javën e kaluar ngriti shqetësimin se pasaporta të tilla mund të sjellin rrezikun e një diskriminimi të mundshëm.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.