pasaporta e vaksines

Qeveria britanike tërhiqet nga pasaporta e vaksinimit

Postuar në 12 Shtator, 2021 14:22

Qeveria britanike anuloi planet për pasaportën e vaksinës si kusht i detyrueshëm për të hyrë në mjedise të mbyllura në Angli. Njoftimi u bë nga vetë ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid.

"Jam i lumtur t’u vë në dijeni se nuk do t'i vijojmë më tej planet për pasaportat e vaksinave”, i tha ai BBC-së.

Plani, i cili pritej të hynte në fuqi në fund të shtatorit, do të bënte të detyrueshme pasaportat e vaksinimit për britanikët që hyjnë në mjedise publike të mbyllura - siç p.sh. klubet e natës.

Belgjika del kundër pasaportës së vaksinës

Postuar në 02 Mars, 2021 15:03

Ministrja e Jashtme belge është zëri i radhës që kërkon qartësi në lidhje me pasaportën e vaksinës. Sophie Wilmes është shprehur se vaksinimi kurrsesi nuk duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes në Evropë", siç synon pasaporta digjitale evropiane COVID-19.

Subscribe to RSS - pasaporta e vaksines