Rusia gjobit Evropën e Lirë me 150 mijë dollarë

Rusia ka gjobitur radion Evropa e Lirë me 150 mijë dollarë. Transmetuesi shtetëror amerikan RFE/RL u gjobit nga një gjykatë ruse pasi nuk ka deklaruar në rrjetin e saj të faqeve të internetit se janë regjistruar si "agjentë të huaj" - një detyrim ligjor.
Sipas Roskomnadzor, rregullatori i medias ruse, ka pasur 166 raste të mosrespektimit të deklarimit të statusit. Deri më tani, gjykatat kanë shqyrtuar 40 prej tyre dhe kanë vendosur kundër RFE / RL në secilën prej tyre.
Së bashku me mediat e tjera amerikane si Zëri i Amerikës dhe Current Time, RFE / RL u shpall agjent i huaj në 2017, një muaj pasi Presidenti rus Vladimir Putin dekretoi një ligj që u mundëson autoriteteve t’i rendisin mediat e huaja si “agjentë të huaj”.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak kohë pasi Uashingtoni i futi mediat ruse në SHBA, RT dhe Sputnik, në kategorinë e “agjentëve të huaj”.
Evropa e Lirë është shprehur se do ta apelojë gjobën.
"Ne kemi seanca gjyqësore rreth tre herë në javë dhe gjobitemi në secilën prej tyre", tha Andrei Shary, kreu i Shërbimit në gjuhën ruse të RFE / RL, për agjencinë e lajmeve TASS.
“Kompania e konsideron këtë si të padrejtë. Çdo vendim gjykate do të apelohet”, shton ai.
Add new comment