Spanjë, separatistët rriten në zgjedhjet rajonale
Zgjedhjet rajonale të mbajtura të dielën u dhanë më shumë fuqi partive separatiste në Katalonjë.
Partia Socialiste pro-bashkimit, e udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, mori numrin më të madh të votave duke siguruar një fitore të ngushtë. Megjithatë, për të formuar qeveri do t’I duhen aleatë.
Me 99% të votave të numëruara, të tre partitë kryesore që kërkojnë pavarësinë nga Spanja zgjeruan praninë në parlamentin rajonal në 135 vende nga 74. Në 2017, ata patën fituar 70 vende.
Partia Socialiste e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pretendon 33 vende me 625 000 vota, por do t’u kërkojë ndihmë partive të tjera - përfshirë ato pro pavarësisë - për të formuar shumicën.
E majta Republikane e Katalonjës (ERC) pro pavarësisë pritet të marrë 33 vende, me 580 000 vota. E djathta e qendrës “Bashkë për Katalonjën” (JxC), fitoi 32 vende. Partia CUP e ekstremit të majtë, pro-shkëputjes, fitoi nëntë vende.
Prandaj, partitë separatiste kanë edhe një herë numrat e nevojshëm për të formuar shumicën në Parlament, dhe negociatat për këtë priten në ditët në vijim.
Rezultati potencialisht rrit fuqinë pro pavarësisë së Katalonjës, rajon që mbajti referendumin në 2017, që më pas u cilësua i paligjshëm dhe çoi në krizë kombëtare.
Add new comment