Si u përfshi qeveria belge në kontrabandën e emigrantëve

Postuar në 14 Janar, 2021 14:26

Një anëtar i këshillit bashkiak të Mechelen-it në Belgjikë u dënua me 8 vjet burg për kontrabandë njerëzore. Melikan Kucam vjen nga radhët e partisë nacionaliste, New Flemish Alliance (NVA). Në vitin 2015, atij iu dha  e drejta nga sekretari i atëhershëm shtetëror belg për azil dhe migrim, Theo Francken (gjithashtu i NVA) për të përpiluar listat e të krishterëve sirianë.

Lista Kucam përmbante emrat e 326 personave që do të merrnin një vizë humanitare belge - një procedurë e shpejtë që u jepte atyre mundësinë të hynin menjëherë në Belgjikë. Por Kucam u kërkoi atyre pagesa për t’i futur në listë, duke filluar nga 2 500 € deri në 7 500 €. Mendohet se ai ka arritur të mbledhë në total më shumë se 500 000 € përmes këtij sistemi të kontrabandës njerëzore.

Lista u miratua nga zyra e Francken, edhe pse në disa raste mungonte informacioni bazë si data e lindjes. Çuditërisht, 78 prej atyre që e morën vizën nuk e tërhoqën kurrë atë në ambasadën belge në Bejrut. Me shumë gjasa, ata i përdorën vizat humanitare për të udhëtuar drejt vendeve të tjera europiane. Përveç dënimit me 8 vjet burg, Kucam u dënua me një gjobë prej 696 mijë euro. Djali i tij u dënua me 4 vjet burg dhe 216 mijë euro gjobë, ndërsa e shoqja u dënua me 40 muaj burg dhe 32 mijë euro gjobë. Një ditë më parë, Kucam pranoi se edhe anëtarë të tjerë të qeverisë ishin përfshirë në këtë skemë.

Francken ishte sekretar shteti dhe zv.ministër për azilin dhe emigracionin në qeverinë belge të kryeministrit Charles Michel nga viti 2014-2018. Ai mbahet mend për qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigrantëve dhe ishte ndër të parët që ktheu anijet me emigrantë në detin Mesdhe. Madje, Neë York Times e ka quajtur Trump-i flamand.

Megjithatë, ai kishte kërkuar të bënte diçka për kristianët e Sirisë, “që të shpëtohen nga duart e ISIS-it”. Për këtë, ai ngriti një sistem vizash që do t’i ndihmonte ata të arrinin në Belgjikë. Francken pranoi se ai ose zyra e tij ishin informuar dy herë për mashtrim të mundshëm në mënyrën se si kishte punuar Kucam. Por ai nuk i vuri asnjëherë në dijeni autoritetet e drejtësisë. Për Francken nuk do të ketë pasoja politike, pasi ai nuk është më pjesë e qeverisë belge. Por ai është kandidat për t'u bërë nënkryetari i ri i partisë së tij, NVA.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.