Raporti i aktivistëve të të drejtave të njeriut: Izraeli është një regjim aparteidi
Një grup për të drejtat e njeriut në Izrael ka publikuar një letër që pritet të provokojë polemika të ashpra. B'Tselem, një organizatë që dokumenton shkeljen e të drejtave të njeriut, thotë se Izraeli nuk është një demokraci por "regjim aparteidi", që zbaton epërsinë hebraike mbi të gjithë tokën që kontrollon.
"Një parim organizativ qëndron në bazë të shumë politikave që ndjek Izraeli: përparimi dhe përjetësimi i epërsisë së një grupi - hebrenjtë- mbi një tjetër - palestinezët", thuhet në raport.
Ndër reagimet e para në emër të Tel Avivit është ai i zëdhënësit të ambasadës së Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili në një pronononcim për mediat britanike e hedh poshtë raportin si "mjet propagande".
"Izraeli hedh poshtë pretendimet e rreme në të ashtuquajturin raport pasi nuk bazohet në realitet, por në një pikëpamje të shtrembëruar ideologjike."
Grupi B’Tselem hedh poshtë supozimin dominues se Izraeli operon me dy sisteme të veçanta të sundimit njëkohësisht - një demokraci brenda territorit të tij sovran duke ruajtur një kontroll ushtarak prej gjysmë shekulli mbi palestinezët në territoret e okupuara.
"Izraeli nuk është një demokraci që i bashkangjitet një okupimi të përkohshëm", tha drejtori ekzekutiv i këtij grupi, Hagai El-Ad. "Është një regjim midis lumit Jordan deri në Detin Mesdhe, dhe ne duhet të shohim panoramën e plotë për të konkluduar në atë që është në të vërtetë: aparteid".
Këto zona përfshijnë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, të cilat Izraeli ua mori forcave jordaneze në luftën e vitit 1967 dhe Rripin e Gazës, të cilin ia mori Egjiptit në të njëjtin konflikt dhe ku ushtria e tij qëndroi deri në 2005. Ndryshimi i perceptimit lidhur me pretendimet për aparteid është pjesë e një lëvizjeje të udhëhequr nga aktivistët që morën vrull pas kërcënimeve izraelite të aneksimit, të cilat ata i konsiderojnë pushtim të përhershëm, si dhe ligjet e fundit që parashikojnë të drejta politike shtesë për hebrenjtë mbi arabët.
Raporti i B’Tselem nuk është i pari i kësaj natyre. Në verën e 2020, një tjetër grupim, Yesh Din, publikoi një raport në të cilin thuhej se kishte elementë të aparteidit në Bregun Perëdnimor.
Comments
Sado jam kunder
Sado jam kunder antisemitizmit ky eshte fakt i njohur nga te gjithe. Per dreq i pranuar. Nuk pashe gje. Nuk degjova gje. Nuk mund te flas. Eshte shume hipokrit qendrimi i fuqive te medha lidhur me kete problem. Me vjen ti shkoj Papa Franceskos ne seli e ti them ta rishikoje ate deklaraten e tij se zanati i politikanit eshte i ndershem.
Add new comment