Vaksinohet kundër Covid-19 personi i parë
Britania e Madhe bëhet vendi i parë perëndimor që nis vaksinimin, një kthesë kjo që pritet t’i japë tjetër drejtim luftës kundër Covid-19. Personi i parë që iu injektua vaksina është 90-vjeçarja Margaret Keenan.
Ajo u vaksinua mëngjesin e sotëm në Spitalin Universitar në Coventry, një javë pasi Britania u bë vendi i parë që aprovoi vaksinën “Pfizer”.
Keenan, e cila mbush 91 vjeç vitin e ardhshëm, tha se kjo është dhurata më e mirë që mund të merrte për ditëlindje.
Në Britani do të vaksinohen fillimisht personat mbi 80 vjeç dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.
Rreth 4 milionë vaksina pritet të bëhen deri në fund të këtij muaji.
Britania e Madhe ka porositur 40 milionë doza të vaksinës, por vetëm 800 000 do të vihen në dispozicion si pjesë e fazës së parë të vaksinimit që filloi të martën.
Add new comment