Kompromisi Gjermani-Hungari-Poloni zhbllokon buxhetin e BE-së
Polonia dhe Hungaria kanë rënë në kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkimit Evropian prej 2.2 trilion dollarësh dhe planin e rimëkëmbjes nga pandemia, tha një zyrtar i lartë i qeverisë në Varshavë.
Një kompromis i tillë i jep fund një ngërçi prej disa javësh, i shkaktuar nga Budapesti dhe Varshava, të cilat bllokuan me votë kalimin e fondit të BE-së për mbështetjen e ekonomive të dëmtuara nga pandemia, një fond prej 750 miliardë eurosh (909 miliardë dollarë) dhe buxhetin pesëvjeçar 2021-2027, një veto që erdhi për shkak të divergjencave me BE për kushtet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.
Zëvendëskryeministri polak, Jaroslaw Gowin, tha se është arritur një marrëveshje me Gjermaninë, e cila mban presidencën e radhës të BE. Kjo marrëveshje do t'i paraqitet pjesës tjetër të Bllokut. Dakordësia finale pritet të arrihet të premten, në fund të një samiti dy-ditor të udhëheqësve evropianë në Bruksel.
"Tani për tani ne kemi marrëveshje midis Varshavës, Budapestit dhe Berlinit", u tha gazetarëve të mërkurën në Varshavë Gowin. "Unë besoj se kjo marrëveshje do të përfshijë gjithashtu 24 kryeqytetet e mbetura evropiane", tha ai.
Add new comment