kompromisi
Zelenskiy pranon Neutralitetin e Ukrainës: Të flasim për republikat e njohura vetëm nga Rusia
Raundi i tretë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë ka dështuar në arritjen e rezultateve të pritshme. Kreu i ekipit rus, Vladimir Medinsky ka pranuar dështimin, nërkohë që këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak ka njoftuar se palët kanë rënë dakord për një raund të ri. I vetmi aspekt pozitiv i arritur është dakordësimi për korridoret humanitare, ndërkohë që agjencia ruse e lajmeve, “Tass” bën me dije se pala ruse është paraqitur në treyezë me drafte konkrete traktaetesh.
Kompromisi Gjermani-Hungari-Poloni zhbllokon buxhetin e BE-së
Polonia dhe Hungaria kanë rënë në kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkimit Evropian prej 2.2 trilion dollarësh dhe planin e rimëkëmbjes nga pandemia, tha një zyrtar i lartë i qeverisë në Varshavë.
I legjitimuari Gjiknuri: Ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë
Opozita deligjitimoi Parlamentin. Kjo është mbrojtja nga kampi i Lulzim Bashës. Në këtë ditë që opozita artikuloi këto alibi në media u shfaq Damian Gjiknuri, duke folur për bashkim dhe bashkëpunim.
Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike.
Sugjerimi i profesorit: Ta shkruajmë historinë me frymë kompromisi
Historiani Paskal Milo shkruan sot në një opinion të publikuar nga gazeta “Panorama” për rishkrimin e historisë dhe rolin e Akademisë së Shkencave në të.
Në një prej paragrafëve të vet, z. Milo thotë:
Daçiç: SHBA kërkon zgjidhje kompromisi për Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka dalë i kënaqur nga takimet që kishte në Uashington me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ëess Mitchell dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John R. Bolton.
Sipas tij ndryshimi më i madh që erdhi me administratën e re amerikane të Donald Trump është se ata janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë”.
Premtim serbëve: Referendum për kompromisin për Kosovën
Kompromisi për çështjen e Kosovës do të kalojë në referendum në Serbi. Këtë ka lënë të kuptohet presidenti i këtij vendi, Aleksander Vuçiç gjatë një konference për shtyp me kreun e parlamentit gjerman për Çështjet e Europës, Gunther Krichbaum.
Qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shprehen për atë që ne mendojmë se është një zgjidhje racionale dhe me kompromis
Eksperimentimi i kulturës së kompromisit në Ballkanin Perëndimor
Njësoj si në Maqedoni dhe në Kosovë situata pazszgjedhore dikton negociimin e koalicioneve jo të natyrshme për të krijuar qeverinë e re. Kandidati kryesor që po aktualizohet si emër për kryeministër është Ramush Haradinaj, përfaqësues i një koalicioni parazgjedhor mes PDK-së së Hashim Thaçit, AAK-së së vet dhe Nisma të Fatmir Limajt.
Si do të krijojë qeverinë Haradinaj me një Vetëvendosje që ka dhënë goditje të fortë në zgjedhje?
"Ka interesa për të krijuar përplasje në Shqipëri"
Ilir Meta, president i zgjedhur, ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Top-Story”. Një nga pikat me interes është komenti i tij mbi qëndrimin e PD-së dhe refuzimin e saj të paketës së McAllister. Duke e cilësuar një propozim shumë të mirë dhe që asnjë opozitë nuk e ka përfituar më parë, Meta ka shprehur habinë për qëndrimin e PD-së, duke nënkuptuar se ka axhenda që kërkojnë pëplasje në Shqipëri.
"Duhen monumente për Dështimin"
Nëpërmjet artit të tij kërkon që të mbajë qëndrim ndaj fenomeneve social-politike. Kësaj radhe fenomeni që e ka ngacmuar është dështimi. Për këtë ka zgjedhur çështjen e Gërdecit, duke e konsideruar si më të gjeturën, ose si dështimin më të suksesshëm që ka ndodhur në historinë bashkëkohore shqiptare. Ai tregon se vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2013, nuk e mori parasysh gjendjen ekonomike të banorëve të fshatit, që punonin në fabrikë, për demontimin e armëve, në kushte të mjerueshme.