Zelenskiy pranon Neutralitetin e Ukrainës: Të flasim për republikat e njohura vetëm nga Rusia

Postuar në 08 Mars, 2022 12:25

Raundi i tretë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë ka dështuar në arritjen e rezultateve të pritshme. Kreu i ekipit rus, Vladimir Medinsky ka pranuar dështimin, nërkohë që këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak ka njoftuar se palët kanë rënë dakord për një raund të ri. I vetmi aspekt pozitiv i arritur është dakordësimi për korridoret humanitare, ndërkohë që agjencia ruse e lajmeve, “Tass” bën me dije se pala ruse është paraqitur në treyezë me drafte konkrete traktaetesh. Kreu i Komitetit të Duma-s ruse, Leonid Slutsky ka zbardhur disa nga kërkesat e Kremlinit që kanë të bëjnë me aspektet politike, denazifikimin, gjuhën ruse dhe statusin neutral si dhe demilitarizimin.

Në këtë kuadër që ngjan disi në gjendje stanjacioni, disa zëra për arritjen e një kompromisi duket se po shfaqen. David Akhramiya, pjesë e shumicës qverisëse në Ukrainë, raportohet të jetë shprehur se pjesëmarrësit në negociata kanë rënë dakord praktik për të gjitha çështjet, përveç statusit të Krimesë dhe republikave të Donbasit.

Njohja e tyre do të ishte e papranueshme për shoqërinë ukrainase

citon “Tass” Akhramiyan.

Lajme të tilla konfirmohen deri diku nga një intervistë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhënë për televizionin amerikan ABC News, përmes së cilës ai ka pranuar heqjen dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO. 

Lidhur me NATO-n, e humba interesin për këtë çështje pasi kuptova se NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën. Aleanca ka frikë nga kontradiktat dhe konfrontimi me Federatën Ruse

është shprehur ai.

Zelenskiy ka deklaruar se është gati për dialog, por jo për dorëzim, apo kapitullim dhe ka folur ndoshta për herë të parë për një kompromis mbi rajonet e pretenduara nga Rusia.

Po flas për garanci sigurie, mendoj se mund të diskutojmë dhe gjejmë një kompromis mbi pikat që lidhen me territoret e pushtuara përkohësisht dhe republikat e panjohura që njihen vetëm nga Rusia

është shprehur ai.

Loja diplomatike tashmë është vënë në brazdë dhe Kievi ka njoftuar të paktën gatishmërinë e plotë për Neutralitetin e Ukrainës, ndonëse kompromisi mbi rajonet separatiste dhe mënyra se Kremlini imponoi lojën e vet bie ndesh me logjikën e një kërkese të tij për çarmatimin e Ukrainës. Nuk ka politikan që të pranojë më çarmatim në Ukrainë, ndonëse neutralitet po.

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Tamam politikan "profesionist" ky Presidenti ukrahinas. Si gjithe politikanes "profesioniste" qe sillen neper rruzull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.