Të Kripura
Ysh o deputetë ysh drejt Europës!
Afrim Krasniqi sjell një rast interesant që na bën të kuptojmë se ABC-ja e politikës nuk ka lidhje organike me ABC-në e shkollës. Një rast i një deputeti që shkruan me gabime, që ngatërron terma dhe koncepte, por që ka qenë edhe ministër dhe kryetar bashkie.
Shkruan Krasniqi:
Mungesa e ujit është shenjë qytetarie - pa orar e pinë vetëm fshatarët
Që nga koha e Batos e deri sa erdhi Enver Hoxha, shqiptarët/ ilirët/arbërit, kanë patur ujë 24 orë. Me puse dhe me burime. Uji me orar, madje përherë e më i paktë, është privilegj i shqiptarëve europianë.
Jemi sekreti i fundit - të na zbulojnë sa më shpejt se do asfiksohemi
Je i mërzitur? Nuk shtyhet? Nuk bëhet ky vend? Ka vrasje, drogë, krim dhe korrupsion? Për të gjitha këto ka një fjalë që të vë me shpatulla për muri: ti je pesimist. Ti e shikon gotën gjysmë plot. Të shohësh realitetin është njëra gjë, se të bën realist, praktik, siç ta kërkon kuvendi këtu. Por ta soditësh atë mund të të bëjë të papërshtatshëm, depresiv në dukje, të pakënaqur. Në mos edhe pak si të shitur tek armiqtë.
Bashkia e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Akademisë së Shkencave për ruajtjen e gjelbërimit
Bashkia e Tiranës me propozim të kryetarit të saj, Erjon Veliaj, i është drejtuar me një letër Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes së cilës i kërkon me kortezi formale që të lejohet një përfaqësues i saj, pra Bashkisë, në institucionet përkatëse që merren me gjuhën shqipe.
Ça pyetje është kjo? Edi është fotografi
Shqipërisë nuk i shkon cv-ja e sofistikuar e kryeministrit - artist/sportist/publicist/ dhe i kushton shumë banaliteti i qeverisjes së tij
Në shtator filloj punë ministër
Mezi po prisja pushimet e verës. Pushimet e trurit, të mendjes.
Por një haber më prishi terezinë
Në shtator do jem në qeveri
Do jem ministër, zv.ministër, drejtor e zv. Drejtor
Do flas e do dëgjohem, do ankohem e do begenisem
Fjala ime do të ketë peshë.
Në shtator marr vesh se do qeveris, do jem pranë timonit,
ndoshta më lënë t’i bie edhe borisë
të rri në vend të parë një çikë, e të shoh nga xhami
jam nga ata që më zë vendi i fundit edhe në makinën e pushtetit
Njoftim i rëndësishëm: Mund ta deklaroni vendbanimin në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook. Nxitoni, keni edhe 48 orë
Kanë mbetur edhe 48 orë nga përfundimi i afatit për deklarimin e vendbanimit pa penalitete. Në këtë kuadër, bëhet e ditur se të gjithë ata shtetas që nuk mund të jenë prezent në Zyrat e Gjendjes Civile në afat, mund të deklarojnë adresën e tyre në profilin Facebook të kryeministrit Edi Rama. Mos humbisni shansin t’i tregoni kryeministrit se nga bëheni së fundmi!
Mania e Kullave mbërthen edhe Sarandën...madje në mes të detit:))))))
Show me atlete dhe kominoshe duhet injoruar
Europa paska marrë një mesazh shumë të rëndësishëm emancipues në Samitin e Triestes dhe kjo nuk i ka shpëruar medias. Apo më saktë atyre që mund të quhen sazet “qytetare” të saj. Ky mesazh është përcjellë nga një palë atlete të bardha “Adidas” që kishin fatin të ishin veshur në këmbën e kryeministrit të Shqipërisë.