Të Kripura

Fushatë e tipit të ri: Kryeministri qan me popullin hallet e qeverisë

Postuar në 30 Maj, 2017 10:56

Videoja e takimit të kryeministrit në Peshkopi në një kafene ja kalon të gjithave. “Kryevepër” e përpjekjes për spontanitet, thjeshtësi, përballje mes intelektualit dhe masës. Në kafenë kaq shumë të sharë e përgojuar kryeministri më shumë dëgjoi sesa foli: për tokën, bujqësinë. Aty pushtetari takoi Hallin e zakonshëm.

Ekskluzive/Nga pluhuri kimik i protetës së PD-së preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri

Postuar në 29 Maj, 2017 16:11

Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku.

Pluhuri në mitingun e PD-së? Kastriot Myftaraj thotë se duhet hetuar deputeti Ervin Bushati

Postuar në 29 Maj, 2017 15:35

Arsyet janë sepse Bushati foli për zhdukje të PD-së si puna e dinosaurëve, diçka që për Myfarajn flet për një projekt likujdimi fizik. 

Zbardhet e vërteta: Trump vetëm i shkeli syrin Ramës. Berisha i nisi sms: Ngri Çadër e kërko takim!

Postuar në 25 Maj, 2017 21:44

Edi Rama ndodhet në Samitin e NATO-s në Bruksel, aktivitet, pjesa publike të cilit përcillet në faqen zyrtare të Aleancës. Dhe nga pamjet e dhëna, lajmi nëse Edi Rama u takua apo jo me presidentin amerikan që e quajti kërcënim për qytetërimin, nuk konfirmohet. As Edi Rama vetë deri më tani nuk e thotë këtë gjë, por për të përhapur mjegullën se ai ka folur me Trump sy më sy, ashtu siç edhe thotë se i pëlqen, ka vënë në punë mediat. Ja lloji i raportimit copy-paste që shëtit nga Top-Channel,  televizion kombëtar e deri te portale të ndryshme.

Evolucioni 27 vjeçar i PD-së: Nga Partia e Idealeve të Dhjetorit te Partia e Idealeve të Çadrës. Meritë ekskluzive e Hollandezit fluturues, Lulzim Basha

Postuar në 24 Maj, 2017 19:51

Lajm i Fundit/Presidenti Nishani dekoron "Qytetarin Dixhital" për merita të veçanta në instalimin e Republikës së Re

Postuar në 24 Maj, 2017 19:45

Diaspora përshëndet marrëveshjen Rama-Basha. Një mesazh edhe për ndarjen me Ilir Metën

Postuar në 24 Maj, 2017 17:28

Diaspora përshëndet marrëveshjen Rama-Basha. Një mesazh edhe për ndarjen me Ilir Metën. Kjo këngë është kënduar në fetsivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar në vitin 1998 nga këngëtarja kosovare Gili, emri i së cilës simbolikisht është përfshirë edhe në gili-vilin e fundit në politikë.

Pallavra të moshës(jo vetëm)

Postuar në 23 Maj, 2017 17:38

Pazari Rama-Basha ka provokuar animozitet, por rolet duken të qarta: kreu i PD-së, ai zyrtar, nuk e vret mendjen të shtojë ndonjë gjë. Fundja ai nuk del keq ngado ta rrotullosh. Më e keqja, do thotë: "Më detyruan amerikanët". Kurse Berisha, ish-kryeministri shkruan këtë status: 

Mbreme, nje seance historike e parlamentit shqiptar!

Berisha kompenson pajtimin e Pazarit, akuzon Veliajn për pedofili

Postuar në 23 Maj, 2017 12:10

Ish-kryeministri Sali Berisha që ndjen se ka fituar me pazarin Rama - Basha, poston këtë foto me statusin përkatës: 

Lal plehu pedofil. Ruani femijet prej tij! 

Qytetari dixhital akuzon:
-Lal plehun per pedofil.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton se ç'fare poston ai per femijet?!

"Pershendetje Doktorr, besoj se je mire me shendet! E verejtet nje postim te Erion Veliajt dhe shperfaqjen e tij prej nje manijaku pedofil ne parkun e femijeve....E hoqi postimin me vone.ju lutem bejeni publike se ky esht rrezik per femijet!"

"Erjon, kam dash me t'pyet: ça kuptimi ka titulli "Çelësi i Qytetit""? "Ka kuptimin: Ha dhe fli ku të duash paguan Bashkia". "S'ja vleka fare"

Postuar në 23 Maj, 2017 00:00

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura