Të Kripura
Facebook nderon Edi Ramën me çmimin: "Nona e sherit(share-shpërndarjes)". Në motivacion sillet si shembull shpërndarja rekord e postimeve të Ramës mes të cilëve edhe parashikimi i motit
Çfarë e bën Erjon Veliajn të jetë politikani më perëndimor në Shqipëri?(Kliko/shiko më poshtë për përgjigjen)
Skandali me llotarinë amerikane. Donald Lu manipulon listën e fituesve. Përfshin deputetët socialistë që u lanë jashtë kandidimit për në zgjedhjet e 18 qershorit
Krijohet Partia e Socialistëve të Facebook-ut. Xhaketat Firmato – Të Urtët - engledisen në internet
Pastrimet e mëdha që Edi Rama ndërmori në PS që nga koha kur mori drejtimin e saj, ka çuar në krijimin e një gjindjeje politike që duket se ka mbetur e papunë. Por politika është një aktivitet i fjalës dhe ndonëse përjashtimet apo anashkalimet janë pjesë e lojës, apo edhe e karrierës, fjala me synime politike nuk ndalet. Për vite të tëra ky grup përherë e në rritje që dikur i quanin xhaketa të vjetra, e që sot janë xhaketa firmato që vijnë vërdallë, shihej nga një intervistë në tjetrën, një herë me rolin e analistit, e diku tjetër në ndonjë ëorkshop.
Kalendari mediatik: Partia e Topit mbush 5 vjet. Si ikin vitet!
Mund të kuptohet Ngjela, apo edhe vëllai i tij binjak, Zef Brozi. Por e kupton dot njeri vallë pse jep intervista, e ca më keq, pse intervistohet Topi, d.m.th ish-presidenti?
Çahet përfundimisht koalicioni PS-LSI. Rama cakton Koço Kokëdhimën kryetar të Komitetit Shtetëror për "kërkimin, administrimin dhe vlerësimin e floririt të Muzakajve"
Pak muaj më parë, qytetari dixhital denoncoi kërkimin nga Niko Peleshi të thesarit të Aleksandrit të Madh. Ky akt i fundit me Kokëdhimën e ka gjetur të papërgatitur Metën, i apasionuar i vjetër i floririt.
Orgazëm në "kazanin mediatik": Meta del i Pastër
Nuk e ka vjedhur energjinë elektrike, nuk ka ndërtim pa leje dhe ka bërë transparencë me paratë e partisë.
E meriton për president! Tradhëtoi 83 mijë zemra, por edhe u mbushi xhepat ama!
A do të zgidhet Ilir Meta president? Gjasat janë që po, të zgjidhet. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar vuv - deputetët në Grupin Parlamentar të PS-së që ta votojnë të gjithë. Mirëpo, teorikisht ekziston mundësia që kjo votë të mos jepet, që vuvët të gjallërohen e të mos e votojnë Metën. Kjo me siguri do të ishte skema eventuale e kalimit në zgjedhje të parakohshme, për shkak të prishjes së koalicionit.
Një njoftim i pazakonshëm për një Bashki dhe disa pyetje që kërkojnë përgjigje
Bashkia Kamëz, ka publikuar në faqen e vet online këtë njoftim pas takimit elektoral në këtë njësi të Sajmir Tahirit. Teksti paraqet interes ndërkohë që pyetjet kërkojnë përgjigje. Por natryrisht qeveritarët fshehin kokën si struci: