Të Kripura
Dekalogu i Presidentit/Memoja konfidenciale e PS-së për zgjedhjen e kreut të shtetit
Afrimi i zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit ka vënë në lëvizje një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste të cilët përmes një Memoje, i kanë sugjeruar kreut të PS-së dhe qeverisë, piketat kryesore të “formatit që duhet të ketë presidenti i ri”. Kjo qasje parimisht vjen në pëputhje me qëndrimin e PS-së për këtë çështje në vitin 2012, kur në vend të referimit kushtetues, u artikulua “dakordërsimi për identikitin”.
Skandal me zgjedhjet e 18 qershorit. Përfshihen si bast në kompani ilegale në Angli
Rama dhe Meta luajnë shumë të mëdha, ndërkohë e dinë vetë çfarë do ndodhë. Bllofi me zgjedhjet është thjesht një punë e pistë parash në baste të larta jashtë vendit, ndërkohë që Basha është në autobuz.
Doktori preferon "politikanët e pastër" përpara transparencës me qytetarët
Sot Berisha shkruante në Facebook:
"Nje deklarate nga fronti Banditokracise!
Deputeti Peza thote se "po hetohem si gazetar dhe jo si politikan", pra:
- Si politikan jam i paster!!
- Si gazetar.....
Edhe ketij ia paskan bere te vetet! Kjo eshte banditokraci jo orwalliane por edviniane! sb".
A do reagojë Unioni i Gazetarëve?
Tha sot deputeti Alfred Peza pas sekuestrimit të pasurisë:
“Kjo duhet kuptuar mirë, sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin dhe politikanin Alfred Peza, por po heton gazetarin Alfred Peza. Kjo është e paprecedentë. Tani Prokuroria është duke hetuar sesi ka vënë një gazetar pasurinë në Shqipëri. Këto që po hetohen sot, mund të ishin hetuar fare mirë që në vitin 2012”.
Misterioze/Si shpjegohet që Skrapari çlirohet përherë i pari?!
Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla
Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë:
Pazar kalamajsh/Rama do t'i shkojë Bashës në Çadër më 12 qershor, ditëlindja e kreut të PD-së
E - Zopi i krizës politike
Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.