Të Kripura
Ikën De Biasi, ja kush vjen në drejtimin e Kombëtares
"Gjuetia e fundit" - u zgjidh edhe problemi i bimëve medicinale
Ja disa nga mesazhet thelbësore të kryeministrit në drekën e sotme me sipërmarrësit e bimëve medicinale në Shkodër. Kujtojnë diçka nga “Gjuetia e Fundit” e Koço Devoles. Diçka, jo shumëçka.
Po të shohësh shifrat ne kemi bërë për bujqësinë.
Sot bujqësia është në radhë të parë informacion.
Në pikën e grumbullimit malli mblidhet dhe shitet bashkë.
Më lër numrin e kontatktit dhe hajde të flasim
Je kapur me këtë të fragmentimit të tokës, nuk ka lidhje. Asnjë lidhje nuk ka.
E kupton vetë ti punën e timonit.
Punë - Shtet - Mirëqenie
Kryeministri konfirmon vijimin e aleancës me LSI-në
Siç raportoi sot ResPublica, seksioni operativ - analitik "Të Kripura", aleanca vazhdon pavarësisht teatrit elektoral. Këtu: http://www.respublica.al/2017/06/09/e-v%C3%ABrteta-%C3%ABsht%C3%AB-se-ps-ja-dhe-lsi-ja-nuk-jan%C3%AB-ndar%C3%AB-dhe-do-t%C3%AB-qeverisin-s%C3%ABrish-bashk%C3%AB mund të sqaroheni më hollësisht, ndërkohë që fotoja e mëposhtme është publikuar nga Rama si Foto e Ditës.
E vërteta është se PS-ja dhe LSI-ja nuk janë ndarë dhe do të qeverisin sërish bashkë
Shikoni me vëmendje bluzën e kryeministrit sot në Lukovë. Nuk është si çdo ditë: e zezë, e purpurt, apo vjolë. Është e kuqe me shkrim të bardhë. Simbole grafike të LSI-së. Shikoni majtas parullat dhe banerin e LSI-së. I njëjti dizenjim. Me pak kujdes mund të dallohet se ana e brendshme e bluzës së Ramës ka vizatime të Metës kaçurrels, pra të rilindur, një formë ftese kjo e "Fluturës në kabinën e qeverisjes së pas 25 qershorit", nëse punët nuk shkojnë siç pritet.
Çuçi propozon “reformën territoriale të letërsisë”
Kandidati i PS-së në Gjirokastër, ish-ministër i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, poston sot në Facebook këtë status:
Kush e këshillon Lulzim Bashën që ka nisur e flet si "Njeriu i Shiut"?
Fotofakt/Aleanca shqiptaro - amerikane
Pse origjina beratase e Edi Ramës nuk ngjan e vërtetë dhe cilat janë pasojat politike të saj?
E mbani mend një vit e ca më parë kur kryeministri Edi Rama akuzohej në Parlament nga Sali Berisha se ai ishte kushëri me Milena Hariton? D.m.th kjo mund të quhet akuzë vetëm në Shqipëri, në politikën e saj, pasi ç’përgjegjësi ka njeriu i shkretë se kë ka kushëri?
Berisha ia hidhte fjalën se Harito ishte bërë ministre vetëm si kushërirë. Mirëpo lidhjet familjare të analizuara me mendje nga ministrja nxorën se një farë lidhje gjaku mes të dyve na dilte në brezin e katërt apo të pestë. Që këtej kryeministri shtroi në mes të parlamentit pyetjen me të futme për Berishën:
Koha për të koleksionuar postera elektoralë
Nga një pikëpamje, liria manifestohet në shumë mënyra.