Të Kripura
Berisha krijon grupimin “Idealet e Demokratit Dixhital”. Në lojë skenari i transferimit të votës te LSI
Sapo është firmosur marrëveshja Basha – Rama, ish –kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar krjimin e grupimit “Idealet e Demokratëve Dixhitalë”. Burime nga stafi i Doktorit i bëjnë me dije rubrikës “Të kripura” se ky është akti më i fundit i mbetur për të përballur një dyshe të blinduar pushteti që e vendos demokratin qëndrestar në sfidën e ekzistencës si lloj politik.
ERTV censuron videon e "takimit" Rama - Basha
Pak para takimit të partive parlamentare një "takim" spontan mes Ramës dhe Bashës ka ndodhur në rrugë.
Ekskluzive: Komisionieri i BE-së për Zgjerimin Hahn nis letër të hapur për popullin shkodran: Jam informuar që fajin për përplasjen Rama - Voltana Ademi e ka kryeministri, por nuk mund të negociojmë. Z Rama duket se e ka pasion ngulmues sherrin me gratë
Java e nxehtë e Romanës*
Karikatura është publikuar në gazetën "Mapo" dhe ka për autor Bujar Kapexhiun, që siç shihet ka lënë mënjanë arrestimin e Kastriot Myftarajt.
*Titulli është i ResPublica nisur nga një vështrim joemocional, i shpejtë dhe i pathelluar i karikaturës.
Jemi të dënuar ta shohim e dëgjojmë përditë, por jo ta besojmë
Mesazhi i sotshëm i kryeministrit - kryetar partie, ka harruar t'u kujtojë demokratëve Ilir Metën. Të paktën do kishim shenjën e një sinqeriteti anemik.
Interesante: Po nëse protesta e 13 majit shkallmon kryeministrinë, kush paguan, miqtë enigmatikë që e dizenjuan në 2013-ën?
Njihuni me Sashën
Kreu i PSD-së ka shkruar në formularin e dekriminalizimit se më parë quhej Sasha.
Fotoja e publikuar nga Nano virtual paralajmëron ekzistencën e ditarit sekret të Olldashit
Fatos Nano është vetëm një njeri, por në Facebook gjen me dhjetëra po të kërkosh. Në morinë e profileve që janë krijuar për ish-kryeministrin shqiptar, socialistin liberal, me siguri secili nga krijuesit e llogarive ka krijuar Fatos Nanon që pëlqen, mes tyre ndodhet edhe ai që fiton zgjedhjet e vitit 2005. Ky variant i Fatos Nanos fitimtar që nuk tërhiqet i jep oksigjen edhe nostalgjisë që shfaqet në një nga profilet Nano, ku postohet një foto e ish-kryeministrit me Sokol Olldashin.
Votues të “pavarur”, në ekrane të “pavarura”
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka qëlluar në fole të mirë kësaj radhe me qytetarin dixhital. Dikush e ka njoftuar atë me foto, emra dhe pozicione, se disa qytetarë që kanë folur pro zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, në fakt janë nëpunës zyrash të zgjedhur nga PS-ja. Duke qenë se Berisha i hodhi në rrjet, këta u klasifikuan vetiu mes atyre “drejtorëve që të nxjerrin bojën”, siç u shprehur në epokën para Rilindje, kryeministri aktual. Nëse i besojmë Berishës fjala është për drejtor ujësjellësi, drejtor i Ndihmës Sociale, por edhe për një qytetar që nuk voton fare në Kavajë.