Votues të “pavarur”, në ekrane të “pavarura”
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka qëlluar në fole të mirë kësaj radhe me qytetarin dixhital. Dikush e ka njoftuar atë me foto, emra dhe pozicione, se disa qytetarë që kanë folur pro zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, në fakt janë nëpunës zyrash të zgjedhur nga PS-ja. Duke qenë se Berisha i hodhi në rrjet, këta u klasifikuan vetiu mes atyre “drejtorëve që të nxjerrin bojën”, siç u shprehur në epokën para Rilindje, kryeministri aktual. Nëse i besojmë Berishës fjala është për drejtor ujësjellësi, drejtor i Ndihmës Sociale, por edhe për një qytetar që nuk voton fare në Kavajë. Idenë për këtë ilustrim mavi e ka realizuar televizioni “Report” që siç dihet është në pronësi të Carlo Bollinos. Në fakt edhe Berisha “Bollinon e Noriegës” denoncon, për t’i lënë “qytetarët që prononcohen” në diskrecionin e detyrës së rëndësishme publike që mbajnë.
Mund të pyetet sesi është e mundur që mediat profesionale të operojnë me këto teknika të zbërdhylura? Një përgjigje është dëshira për të qenë në vijë të parë të detyrës, një e dytë është se kronika është kërkuar, një e tretë është se korrespondenti i ka rënë shkurt, në mos e ka rregulluar. Por në fund Bollino e ka një kartë: edhe drejtorët qytetarë janë. Madje qytetarë që duan të votojnë dhe në këtë dëshirë ata mund të jenë me të vërtetë të paavarur, si gazetaria që shohim së fundmi.
Add new comment