Të Kripura
Konkluzioni i analizës paraprake për humbjen e opozitës: Lulzim Bashën e kanë marrë me sysh
Bamir Topi, ky "gjysmë opinge". I ngjit shumë me PS-në. Me sa duket edhe "familjet e mëdha" po preferojnë idetë e majta
Idili LSI-Fiqiri/Ilir Meta e konfirmon. Pushimet këtë vit do t’i bëjë në Vorë
Rriten eksportet me 11%? Është fjala për shqiptarët që ikin...
Modeli i një Krenaristi të Kulluar
Padyshim Erjon Veliaj. Parimi i punës shumë i thjeshtë: Fol sikur përpara të kesh vetëm budallenj. Ja një shembull: “Administratorët e bashkisë nuk do të kenë sigël partie. Ata do të përzgjidhen njëlloj si kandidatët që dolën në siglën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Po pse vallë humbën vetëm ata të LSI?
Kryeministri maskohet si zograf kur shëtit me taksixhiun e mesnatës
Kryeministri maskohet si zograf gjatë shëtitjeve të natës me taksixhiun e Shqipërisë së vërtetë. Thuhet se i merr borxh kapelen mikut të vet Lad Myrtezai dhe bluzën me topa Xhelal Mziut...
PS: Taksixhiu nuk është tirans